Opinioni i trajnerit Osmani pas sfidës me A. Pandev

No image

Shkëndija nuk ka shkuar përtej barazimit 0:0 në transfertën me Akademia Pandevin dhe ky rezultat ka lënë të pakënaqur të gjithë në taborin kuqezi. Ekipi nuk arrin të fitojë dy ndeshje me rradhë dhe kjo ecuri nuk don filozofi për të konstatuar se skuadra është në moment krize. Këtë e pohon edhe trajneri Qatip Osmani, i cili potencon se ekipi ndjen edhe lodhjen nga tetë paraqitjet evropiane.
Sigurisht se brengos fakti se ne nuk arrijmë të shënojmë gol dy ndeshje me rradhë, diçka që nuk na ka ndodhur gjatë kohë. Kemi problem me realizimin, megjithatë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Mirëpo u përsërit ajo që ndodhi edhe me Pobedën, pasi ne nuk krijojmë raste dhe problem kryesorë mbetet realizimi”, shprehet trajneri Qatip Osmani, i cili potencon se në skuadër ndjehet krizë.

Është evidente se Shkëndija është në një krizë  dhe ajo që duhet të bëjmë është të tentojmë sa më shpejtë të dalim nga ky moment. Nuk kërkoj arsyetim dhe alibi, por konstatimi im është se ndjejmë lodhje nga ndeshjet e Evropës. Faktikisht ne zhvilluam tetë ndeshje në Evropë dhe ekipi fillon të ndjejë lodhjen tani në këtë fazë”.

➡️ MaYa.mk