Opinioni i trajnerit Osmani pas ndeshjes me Pobedën

No image

Shkëndija ka mbyllur garat në Kupën e Maqedonisë pasi humbja e sotme 2:0 në transfertën me Pobedën nënkuptonte eliminim. Shefi i stafit teknik Qatip Osmani vlerëson se mungesa e golit në momente vendimtare bëri diferencën, pasi Pobeda ndëshkoi maksimalisht huqjet e kuqezinjëve.
Ne kishim negativë 1:0 nga ndeshja e parë, por megjithatë në lojë hymë mirë. Mendoj se 20-25 luajtëm mirë, por sërish u tregua ai ligji i pashkruar që nëse nuk shënon do të pësosh dhe pikërisht kjo na ndodhi neve. Në pjesën e dytë sërish kishim dominim të lehtë dhe kërkonim golin e barazimit dhe pikërisht kur pritej ai gol ne pranuam golin e dytë. Mendoj se ky ishte momenti vendimtar i ndeshjes”, thotë trajneri Osmani.

Sigurisht se mungesat na kanë kufizuar. Në skuadër kemi edhe lojtarë që nuk kanë shumë përvojë. Nëse analizojmë sezonin e kaluar kur kishim ekip shumë me përvojë dhe ndodhte që të jemi në negativë, ne arrinim të ktheheshim shpejtë. Sigurisht se përvoja e lojtarëve në këto ndeshje e bën të veten”, përfundoi Osmani.

\