Opinioni i trajnerit Osmani pas ndeshjes me Makedonija Gj.P.

No image

Epërsia e siguruar që në start të ndeshjes duhej të menaxhohet me gol të dytë nga ana e Shkëndijës vlerëson trajneri Qatip Osmani, që beson se në pjesën e parë kundër Makedonija Gj.P. skuadra i pati gjitha mundësitë të mbyllte fatin e takimit. Kështu skuadra shkupjane golit të Omar Imerit i’u përgjigj me realizimin e Robsonit nga gjuatja e lirë në fraksionin e dytë, që në fund rezultoi vendimatar për barazimin 1:1.
“Shënuam gol shumë herët, kishim lojë dhe disa raste por mendoj se duhej që në pjesën e parë duhej ta kishim vendosur fatin e takimit. Pas pranimit të golit nuk reaguam ashtu siç duhet, nuk gjetëm zgjidhje për të depërtuar drejt portës kundërshtare. U munduam me zëvendësime t’a freskojmë sulmin, por megjithatë nuk arritëm të ndryshojmë gjë dhe në fund dolëm me barazim”, komenton ndeshjen trajner Qatip Osmani.

 

 

Shkëndija me fitore do të kishte çuar në 10-të pikë diferencën ndaj vendit të dytë, mirëpo humbja e Vardarit bëri që të ruhet distanca prej 8 pikëve, tashmë ndaj Akademia Pandevit që ngjitet pas kuqezinjëve në tabelë.
“Sigurisht se është mirë që ruajmë distancën me vendin e dytë, por sërish mendoj se Shkëndija këtu duhej të merrte tre pikët. Megjithatë edhe kështu nuk është keq, pasi kampionati është i gjatë dhe para vetes kemi edhe shumë ndeshje. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse përveç Vardarit tashmë konkurent kemi edhe Akademia Pandevin që tregon paraqitje të mira. Kështu që mendoj se konkurent i Shkëndijës nuk është vetëm Vardarit”, përfundoi Qatip Osmani.