Opinioni i trajnerit Gjoka për ndeshjen me Sileksin

No image

Pas barazimit 0:0 në transfertën me Sileskin, trajneri Ernest Gjoka ka folur për kanalin e klubit.

  • “Ky rezultat nuk më kënaq, sepse ne kemi detyrë të fitojmë çdo ndeshje”
  • “Paraqitje me dy fytra, pjesën e parë të rezervuar, pastaj ishim të pafat”
  • “Skuadra po tregon shpirt gare dhe kërkon deri në fund të merr fitoren”
  • “Prania e “Ballistëve” ndihmon shumë, bashkë besoj e kapim vendin e parë”

Barazimi pa gola në fushë të Sileksit në ndeshjen e xhiros së 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ka lënë shije të hidhur në taborin kuqezi, pasi pretendimet ishin tre pikë të reja. Ekipi nuk arriti të shkonte përtej barazimit edhe pse në fund të ndeshjes mbase merituam të shënonim kur fati ishte krejtësisht me vendasit. Gjithsesi, trajneri Ernest Gjoka beson se ekipi mund të vazhdojë të ec përpara nëse të gjithë mbesin të bashkuar dhe me fokus në atë që pason në ndeshjet në vazhdim.

Ernest Gjoka: “Jo, ku rezultat sigurisht se nuk më kënaq, sepse ne kemi vetëm një detyrë dhe kjo është pak problem për ekipin që duhet të fitojmë me patjetër. Por gjithsesi ndeshjet janë të vështira, kjo transfertë ishte akoma më e vështirë. Mendoj se kishim dy fytyra sot, pjesa e parë ishte më stresuese pak për ekipin, u munduam të jemi më në ekuilibër që të neutralizonim kundërshtarin të na kapte në befasi me topin e gjatë dhe sigurisht se nuk ishim te loja jonë më e mirë, kjo edhe për meritë të kundërshtarit. Kurse pjesën e dytë mendoj se ndyrshoj loja totalisht dhe futja e Radeskit i dha tjetër ngjyrë. Patëm mundësi, patëm raste, por gjithsesi duhet akoma më shumë punë dhe duhet të vazhdojmë. Të mbajmë kokën lartë, sepse nuk janë ndeshje të lehta dhe kjo transfertë ishte akoma edhe më e rëndë se e para.

Ernest Gjoka: “Sigurisht që të fitosh ndeshjen duhet të bësh raste shumë dhe ndonjë nga këto raste të shënosh. Nuk është se ne bëmë jashtëzakonisht shumë raste, por ne menaxhuam ndeshjen sidomos në pjesën e parë. Kjo ishte një detyrë e skuadrës që të kemi kujdes, sepse atë që kemi studiuar kundërshtari në fushë të vet dhe sidomos në pjesën e parë bën shumë presion dhe mundohet të japë gjithçka për gjithçka. Pjesën e dytë ne u munduam, dolëm para portës, goditëm, patëm raste, humbëm, shtyllë, etj, etj. Ky është futbolli, në fund fare në qoftë se nuk arrin të bësh një gol nuk mund të marrësh tre pikëshin. Por gjithsesi skuadra po reagon mirë dhe po lufton deri në maksimum. Sot jemi mërzit shumë të gjithë, por unë them që ta mbajmë kokën lartë dhe të vazhdojmë punën sepse kampionati është shumë i gjatë. E rëndësishme që skuadra ka një shprit gare ndryshe dhe kërkon që edhe në transfertë ta kërkojë fitoren deri në moment të fundit.

Ernest Gjoka: “Absolutisht që prania e “Ballistëve” na ndihmon shumë. Ata djemë unë i falemenderoj për ardhjen deri këtu, që na ndihmuan deri na dhënë gjatë gjithë kohës mbështetje. Por them që duhet të vazhdojmë të gjithë së bashku, ta mbështesim njëri tjetrin për të ecur përpara. Unë besoj akoma që ne i kemi mundësitë për të ecur përpara dhe ndoshta ta kapim vendin e parë shumë shpejt.”