Opinioni i Qatip Osmanit pas fitores ndaj Rabotniçkit

No image

Trajneri kuqezi potencon se penaltia për 0:2 në fillim të pjesës së dytë dhe kartoni i kuq për lojtarin kundërshtar ishin vendimtare në fitoren e rradhës të Shkëndijës në transfertën e sotme kundër Rabotniçkit në Shkup. Për Qatip Osmanin është me rëndësi që ekipi menaxhoi me sukses përballjen, duke i dhënë mundësi që të pushojë një pjesë të lojtarëve për sfidat e ardhshme kampionale dhe në gjysmëfinales së Kupës të mërkurën e ardhshme me Renovën.

“Qëllimi i ekipit ishte të vazhdojë me fitore dhe rritmi i lojës mbase na u imponua edhe nga kundërshtari. Shënuam në kohë, ndërsa penaltia dhe kartoni i kuq për vendasit na lehtësoi të menaxhojmë lojën dhe të ruajmë forcat për takimin e Kupës në mesjavë”, shprehet trajneri Qatip Osmani.