Omar Imeri: I lumtur që golat e mi ndihmojnë skuadrën

No image


Sulmuesi 21 vjeçarë ishte figura qendrore në triumfin 4:1 ndaj Makedonija Gj.P. me dy realizime në rrjetën kundërshtare.

• “I kënaqur që golat e mi ndihmuan skuadrën të merrte fitoren”
• “Na duhej një triumf bindës si ky për të rritur vetëbesimin”
• “Me rëndësi fitoret e Shkëndijës, lojtarët në shërbim të ekipit”
• “Kampionati është i gjatë, deri në fund kapim titullin kampion”


Triumfi i kuqezinjëve 4:1 ndaj Makedonija Gj.P. shfaqi protagonist kryesorë sulmuesin e ri Omar Imeri. Disi i heshtur në dy përballjet e para të gjysmësezonit pranveror ndaj Akademia Pandev dhe Sileksit, 21 vjeçari kthehet të shkëlqejë në nivel të njejtë si e mbylli vitin 2019. Lojtari që realizonte dy gola në barazimin 2:2 në transfertën me Vardarin në duelin e fundit zyrtar të vitit të kaluar, kthehet të shënojë dy herë të dielën që lamë pas kur Shkëndija koleksionoi fitoren e 10-të sezonale në xhiron e 21-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Përveç Imerit që shënoi golin e parë dhe të tretë, rrjetën e shkupjanëve e tundën edhe Neziri dhe Zejnullai.

Për dopietën…..
Imeri: Jam shumë i kënaqur që munda të shënoj dy gola dhe që me këto realizime ndihmova skuadrën të rëmbente tre pikët. Na u desht një fitore si kjo për të ngritur vetëbesimin dhe për fat të mirë e arritëm”.



Nëse golat risin vetëbesimin….
Imeri: “Me rëndësi skuadra të vazhdojë të
fitojë, ne futbollistët jemi në shërbim të ekipit. Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje për të vazhduar me fitore. Normal ne lojtarët kontribuojmë me asiste apo gola. Kur e bëjmë këtë është kënaqësi dhe na jep motivim dhe vetëbesim shtesë”.


Gara për titullin….
Imeri: “Kampionati është i gjatë, normal kjo ndeshje na dha motivim plus. Në çdo ndeshje duhet të japim maksimumin për të vazhduar të fitojmë dhe deri në fund besoj se do ta fitojmë titullin e kampionit”.

Post-Match Q&A | Omar Imeri on #SHKËMAK

😁Omar Imeri flet për golat dhe fitoren e djeshme ndaj Makedonija GP🎥 e plotë 👉 http://bit.ly/2Tg3SzM

Posted by KF Shkëndija on Monday, 2 March 2020


Si i pa golat e tij ndaj Makedonija Gj.P….
Imeri: “Te goli i dytë u gjenda mirë dhe isha pak me fat që shënova. Ndërsa për golin e parë e falënderoj Micin që më asistoi shumë mirë dhe dola i vetmuar me portierin para se të shënoj”.

Këtë sezon dy herë nga dy gola, kur do vijë tregolëshi i parë….
Imeri: “Prita ta kompletoja hat-trickun me Makedonija Gj.P. por nuk kisha fat. Por do të vazhdoj të punoj edhe më shumë, do jap maksimumin për të shpresuar të gjej hat-trickun në ndeshjet e ardhshme“.

Share Now

Related Post