Njoftim për lëndimin e Radeskit

No image

Rezonanca magnetike ka konfirmuar seriozitetin e lëndimit, pasi sulmuesi ka të këputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit të këmbës së djathtë.

Shkëndija do të jetë pa Marjan Radeskin një periudhë më të gjatë. Dëmtimi i pësuar në Uells në takimin e kthimit të xhiros së parë eliminatore të Champions League kundër The New Saints rezulton të jetë serioz. Testimet e detajuara dhe rezonanca magnetike tregojnë këputje të ligamenteve të përparme të kryqëzuara të gjurit të këmbës së djathtë. Kjo nënkupton ndërhyrje kirurgjike dhe pauzë më të gjatë e nevojshme për rehabilitim. Ndërhyrja do të kryhet ditëve në vijim, ndërsa menjëherë do të startohet me procesin e rikuperimit.

Tags

Share Now

About Author

Related Post