Njoftim për akreditim të mediave për ndeshjen me Sheriff Tiraspol

No image

Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs SHERIFF TIRASPOL në kuadër të xhiros së dytë eliminatore të Champions League, që do të zhvillohet më 24.07.2018 në Shkup, paraprakisht të konfirmojnë ardhjen e tyre me kërkesë për akreditim në emailin: [email protected].
Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 19:00 të datës 22.07.2018 (e dielë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim.
Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, ndërsa në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.

P.S. KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!

Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.