Njoftim për akreditim të mediave për ndeshjen me Krakovian

No image

Njoftohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs SK CRACOVIA në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve për Liga Evropa, që do të zhvillohet më 30.06.2016 në Shkup, paraprakisht të konfirmojnë ardhjen e tyre me kërkesë për akreditim.

Gjithë kjo bëhet në suaza të angazhimeve të KF Shkëndija për organizimin e mirëfilltë të këtij takimi. Kërkesat për akreditim mund t’i parashtroni më së voni deri në orën 15:00 të datës 28.06.2016 (e martë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim.  

P.S. Për shkak të interesit të madh, KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!

Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.