Njoftim për akreditim të mediave për ndeshjen me Gentin

No image

Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs KAA GENT në kuadër të play-offit për Liga Evropa, që do të zhvillohet më 25.08.2016 në Shkup, paraprakisht të konfirmojnë ardhjen e tyre me kërkesë për akreditim në emailin zyrtar: info@kfshkëndija.com.

Gjithë kjo bëhet në suaza të angazhimeve të KF Shkëndija për organizimin e mirëfilltë të këtij takimi. Kërkesat për akreditim mund t’i parashtroni më së voni deri në orën 15:00 të datës 23.08.2016 (e martë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim. 

Për shkak të vërejtjeve nga UEFA luten mediumet të mos keqpërdorin akreditimet dhe mos marrin famijë në hapsirat e parapara për gazetarë. Gazetarët, fotografët dhe kameramanër me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, ndërsa në hryje do të ketë kontroll nga lista e akreditimeve. Hyrja e gazetarëve do të jetë e mundur prej ora 19:10, deri në orën 19:50.

 P.S. Për shkak të interesit të madh, KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!

 Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.

Tags

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.