Njoftim për akreditim të mediave dhe Press para ndeshjes me Nomme Kalju

No image

Shkëndija të martën në Shkup luan takimin e kthimit me Nomme Kaljun e Estonisë në eliminatoret e UEFA Champions League, ndërsa të hënën para mediave do të flasin trajneri Osmani dhe kapiteni Alimi. Ndërkohë kemi hapur procesin e akreditimit në emailin [email protected] dhe i njejti zgjat deri të dielën në orën 18:00.

Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs NOMME KALJU (Estoni) në kuadër të xhiros së parë eliminatore të UEFA Champions League që do të zhvillohet më 16.07.2019 (e martë) në Shkup, paraprakisht të aplikojnë me kërkesë për akreditim në email adresën [email protected].

Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 18:00 të datës 14.07.2019 (e dielë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim, si dhe të bashkangjiten (në attach) kopje të bexhit për secilin aplikues për akreditim.

Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.

KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!

Njëkohësisht ju njoftojmë se konferenca zyrtare për shtyp para ndeshjes SHKËNDIJA-NOMME KALJU do të mbahet të hënën (15.07.2019) në hapsirat e stadiumit ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim në orën 12:00, ndërsa në të njëjtën do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.