Nis plani anti-Krakovia, Alimi fillon të vrapojë

No image

Pasi mësuan emrin e rivalit në raundin e parë të Liga Evropës, futbollistët kanë vazhduar me seancat stërvitore për tu përgatitur sa më mirë për sfidat evropiane.

7

Shkëndija ka 10-të ditë deri në takimin e parë në Liga Evropa, me ndeshjen e parë që do ta zhvillojë si vendase. Pasi ndoqën direkt hedhjen e shortit futbollistët ‘kuqezi’ dhe stafit teknik kanë nisur grumbullimin e informatave në lidhje me kundërshtarin, ndërsa në këtë drejtim tani më do të niset të përgatitet edhe strategjia anti-Krakovia. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, ndërsa ngadalë përmirësohet edhe bilansi shëndetësorë. Pas ndeshjes kontrolluese me Wolfsbergerin e Austrisë, në lëndime u ankuan Ibraimi dhe Juffo, ndërsa prej më parë jashta procesit stërvitor të grupit qëndronte Alimi që kishte zgjatur kofshën. Mirëpo ky i fundit është përmirësuar dukshëm dhe prej sot ka nisur të vrapojë lehtë, ndërsa pritet shpejt t’i bashkohet punës me lojtarët tjerë. Shkëndija vazhdon përgatitjet në Rogashka Sllatina të Sllovenisë, ndërsa më 22 qershor zhvillon ndeshjen e fundit kontrolluese përballë Lokomotiv Zagrebit.

 

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.