Neziri: Kualifikim i merituar në gjysmëfinale të Kupës

No image

Mbrojtësi i djathtë Mexhit Neziri shprehet i kënaqur me avansimin e Shkëndijës në gjysmëfinale të Kupës.

• “Jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe duhet të jemi të kënaqur me arritjen”
• “Duhej ta mbyllnim ndeshjen më herët, pasi humbëm shumë raste shënimi”
• “Ekipi ec mirë në të dyja garat dhe kjo është një ngritje pozitive për skuadrën”
• “Goli kundër Makedonija Gj.P.? Ndjenjë e bukur të shënoj për Shkëndijën”

Shkëndija barazoi sot 2:2 me Rabotniçkin dhe siguroi kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, me përparësinë e më shumë golave të shënuar si mysafir, pasi takimi i parë në Tetovë ishte mbyllur baraz 1:1. Trajneri Gjoka ashtu si që kishte paralajmëruar në skuadër bëri më tepër ndryshime, duke u dhënë shans për lojë lojtarëve që kanë patur më pak minuta në takimet paraprake, ndërsa me B. Ibraimin dhe Muratin në pankinë, shiriti i kapitenit i takoi Mexhit Nezirit. Mbrojtësi vlerëson paraqitjen dhe avansimin në gjysmëfinale, megjithëse mendon se ekipi duhej të mbyllte më herët kualifikimin në kushte kur u humbën shumë shanse para portës kundërshtare.

Mexhit Neziri:Duke ditur se kishim nevojë për fitore apo barazim me më shumë se 1 gol, ne nisëm ndeshjen hapur, kishim kontroll në terren, shënuam në kohë dhe kishim domimin në pjesën e parë. Sa i përket pjesës së dytë vetëvetiu u tërhoqëm pasi edhe rezultati ishte ashtu. Gjithsesi edhe në atë periudhë krijuam dy apo tre raste të mira për të shënuar dhe mendoj se duhej ta kishim mbyllur ndeshjen me një gol të dytë. Fatkeqësisht gjërat shkuan ndryshe kur vendasit barazuan, pastaj rigjetëm epërsinë me atë super gol të Besartit (Ibraimit) dhe në fund pësuam edhe golin e dytë pas një pakujdesie në mbrojtje. Gjithsesi duke parë se ky rezultat na kualifikoi, duhet të jemi të kënaqur pasi ekipi ec mirë, fitojmë në kampionat, kaluam turin, pra jemi në gjysmëfinale”.


Mexhit Neziri:
“Në kushte kur dominojmë si që bëmë sot, kur kemi raste shënimi mendoj se duhet të mbyllet më herët ndeshja për të qenë më të qetë në fund. Sot nuk e mbyllëm dhe rivali barazoi në 2:2 dhe në fund rezikuam shumë, madje portieri Rexhepi na shpëtoi me një intervenim shumë të mirë. Vlerësoj se duhet të jemi më të pjekur në situata të caktuara, ta mbyllim ndeshjen në kohë dhe fundin ta presim me qetësi”.


Mexhit Neziri: “Ndeshjen e fundit kampionale me Makedonija Gj.P. fituam 4:1 dhe kualifikimi i sotëm në Kupë tregon se ekipi ec mirë në të dyja garat dhe kjo është një ngritje pozitive. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, pasi në kampionat neve nuk na falet humbja apo barazimi, ne duhet të fitojmë çdo ndeshje për të arritur objektivat”.


Mexhit Neziri:Goli im kundër Makedonija Gj.P. ishte realizimi im i parë në kampionat me fanellën e Shkëndijës, pasi kam shënuar me këtë fanellë një herë në një ndeshje të Kupës në vitin 2012 nëse s’gaboj. Sigurisht ishte ndjenjë shumë e veçantë të shënoj golin e parë kampional për Shkëndijën”.

Share Now

Related Post