Nexhipi, Vujçiç, Merajiç dhe Zahov ‘kuqezinjë’ të ri

Dita e dytë e përgatitjeve dimërore ka sjellë ka gjetur Shkëndijën me katër futbollistë të ri. Mesfushorët Nderim Nexhipi e Stefan Vujçiç, mbrojtësi i majtë Alem Merajiç dhe portieri Kostadin Zahov janë përforcimet e reja të Shkëndijës që pritet të ngrisin cilësinë e skuadrës në nivel më të lartë.

Shkëndija prezanton katër aktivizime të reja në fanellën ‘kuqezi’. Mesfushorët Nderim Nexhipi e Stefan Vujçiç, mbrojtësi i majtë Alem Merajiç dhe portieri Kostadin Zahov përforcojnë ekipin për vazhdimin e kampionatit ku kërkohet titulli i kampionit dhe trofeu i Kupës.
Nderim Nexhipi nuk është emër i panjohur për publikun tetovar, pasi fantazisti për herë të tretë do të veshë fanellën ‘kuqezi’. 31 vjeçari vjen nga Flamurtari i Vlorës, ndërsa pritet të jetë përcim i madh për pjesën ofenzive të skuadrës. Nexhipi ka firmosur kontratë 18 mujore dhe që në prezentim reflekton optimizëm të madh për arritje të objektivave, duke mos fshehur kënaqësinë që sërisht vesh fanellën ‘kuqezi’ dhe që edhe një herë do të luaj nën mbështetje të ‘Ballistëve’.
nexhipi
Është hera e tretë që po kthehem këtu. Do të thoja e treta e vërteta, sepse dy herët paraprake kam qëndruar shumë pak dhe tani me këtë rrikthim timin shpresoj që do të ndihmoj shumë ekipin që të arrijë objektivat që ka. Normal çdo herë është kënaqësi që kthehem këtu në këtë mjedis, sepse do të luaj përsëri për Shkëndijën dhe do të jem sërisht me ‘Ballistët’. Do të jetë një kënaqësi e vërtetë dhe unë do të jap maksimumin për ekipin dhe do të kontribuoj maksimalisht të fitojmë atë për çka kemi ardhur, të marrim edhe kampionatin edhe Kupën”, shprehet Nexhipi
vucic
Stefan Vujçiç vjen nga Rabotniçki i Shkupit, si një prej mesfushorët më të mirë që vitet e fundit kanë luajtur në futbollin e Maqedonisë. Kroati me pasaportë gjermane firmos gjithashtu kontratë për 18-të muaj dhe vjen për të përforcuar konkurencën në mes të fushës, ndërsa pretendon të vazhdojë fitimin e titujve në Maqedoni edhe me fanellën e Shkëndijës.
Jam i kënaqur që më në fund kemi arritur marrëveshje dhe që kam ardhur në skuadër si që është Shkëndija me ambicie dhe qëllime të mëdha. Shpresoj se do të mund të ndihmoj të realizojmë bashkarisht ata qëllime”, deklaroi Vujçiç.
111
Mbrojtësi i majtë Alem Merajiç është lidhur me kontratë 1 vjeçare, me opsion vazhdimi edhe për tre vite tjera nëse dy palët mbesin të kënaqura me bashkëpunimin. 21 vjeçari nga Bosnja e Hercegovina vjen nga rradhët e Olimpik Sarajevës ku është dalluar me paraqitje të shkëlqyeshme, duke u promovuar si një prej futbollistëve më me perspektivë. Ai është pjesë e përfaqësueses së shpresave të Bosnje e Hercegovinës, ndërsa përkundër faktit se për herë të parë del jashta vendlindjes, që në prezantim jep shenja se njeh ambientin e ekipit të ri.
Shumë jam i kënaqur që jam këtu. Kam dëgjuar shumë për Shkëndijën dhe normal për tifozët e saj. Unë do të mundohem të arsyetoj pritjet dhe të ndihmoj ekipin në realizimin e qëllimeve të këtij sezoni dhe ato janë Kupa dhe fitimi kampionatit“, sqaroi Merajiç.
51
Mirë, ndjehem super. Jam i lumtur që vij në klub që është profesional. Ambiciet e klubit nuk duhet t’i them, janë më se të qarta, dy titujt edhe Kupa edhe kampionati. Mendoj se kemi ekip të mirë, shpresoj që me paraqitje të mira dhe profesionalizëm të lartë do të arrijmë deri te ajo që është paraparë“, tha në prezantim Zahov.
Të katër përforcimet janë bashkuar me ekipin dhe prej sot kanë nisur përgatitjet dimërore me pjesën tjetër të futbollistëve.
17
 

Share Now

Related Post