Në Turnovë kërkohet rezultat për revansh të qetë

No image
Shkëndija shkon në Turnovë në kërkim të fitores përballë Horizontit, për ta bërë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales më të lehtë. Ndeshja shihet me seriozitet maksimal, pasi ambiciet janë të qarta si në kampionat, ashtu edhe në Kupë.
Futbollistët e Shkëndijës kanë lënë pas dy fitoret e para të gjysmësezonit pranveror, pasi 100% kanë hedhur koncentrimin kah gjysmëfinalja e Kupës së Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ të mërkurën në Turnovë luajnë takimin e parë gjysmëfinal me Horizontin dhe objektivi i ekipit është të mos ndryshojë qasje dhe të kërkohet fitore për qetësi para ndeshjes së kthimit.
 
06
“Së pari është mirë që filluam me stërt të këtillë pozitiv si që ishin pritjet. Filluam me dy fitore, e para në Kërçovë, e dyta në Koçani me Bregallincën. Ishte një ndeshje ndoshta kështu ndaj një kundërshtari që s’duket aq i rëndë, mirëpo kur shikojmë se në çfarë fushash zhvillohen ndeshjet është vërtet mirë që kemi arritur këto takime. Nesër është ndeshja e parë e Kupës, gjysmëfinale. Për neve dihen objektivat, ne synojmë edhe titullin kampion edhe Kupën. Na pret ndeshja e parë e Kupës dhe shpresojmë në rezultat pozitiv që me qetësi ta presim lojën e dytë”, deklaroi mesfushori i Shkëndijës, Nderim Nexhipi.
01
 
03

Stafi teknik në përgatitjet për sfidën e Kupës ka kërkuar nga skuadra që të mbajë përqëndrimin e njëjtë si në ndeshjet kampionale, me respekt për kundërshtarin, por në të njëjtën kohë edhe me ‘besnikëri’ ndaj stilit të lojës sulmuese, agresive dhe dominuese në teren. Përveç Hasanit, Juffos dhe Karlinjos, të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Përballja Horizonti-Shkëndija luhet të mërkurën në Turnovë me fillim në orën 14:00.

Lista e 19-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Horizont T.:

Kostandin Zahov, Marko Jovanovski, Bllagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Alem Merajiq, Stefan Vujçiq, Armend Alimi, Besir Demiri, Artim Pollozhani, Ennur Totre, Stenio Zhunior, Edin Jusufoviq, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Shpend Asani, Shefit Shefiti, Nderim Nexhipi dhe Arbin Zejnullai.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.