Në Luksemburg kërkojmë përmbysje

No image

Kuqezinjtë tashmë gjenden në Luksemburg ku të martën synojnë rezultat që mundëson kualifikim në raundin e tretë të UEFA Europa League.

Shkëndija sot (e dielë) ka udhëtuar drejt Luksemburgut për përballejn e ditës së martë me kampionin e vendit, F91 Dudelange. Ekspedita kuqezi tashmë është akomoduar në bazën tre ditore dhe fokusi maksimal drejtohet në përgatitjet përfundimtare para sfidës së kthimit të xhiros së dytë eliminatore të UEFA Europa League, në të cilën kuqezinjtë ndjekin negativën 1:2 nga ndeshja e parë.

 
Jemi këtu në Luksemburg për të synuar të përmbysim rezultatin e ndeshjes së parë dhe të kualifikohemi në xhiron e tretë të Europa League. Kemi dy ditë për akomodim, besojmë se jemi të aftë të përmbysim negativën dhe jam i sigurtë se secili lojtar që do të jetë në fushë do të japë më të mirën nga vetja për të realizuar atë që kërkon nga ne stafi teknik”, shprehet mbrojtësi i majtë, Gledi Mici.Shkëndija të hënën nga ora 18:00 do të zhvillojë seancën stërvitore në “Stade Josy Barthel”, ndërsa paraprakisht nga ora 17:30 është paraparë konferenca për shtyp.
Takimi F91 Dudelange-Shkëndija luhet të martën me fillim në orën 17:55.