Në kampionat të përsëritet rezultati i Kupës

No image

Shkëndija të shtunën në Shkup është mysafire e Rabotniçkit në kuadër të xhiros së 7-të të LPFM-së. Tre ditë më parë ‘kuqezinjtë’ fituan 0:2 në Shkup të njëjtin rival në kuadër të Kupës së Maqedonisë, ndërsa tani kërkohet të përsëritet i njëjti efekt.

2vrav

Skuadra ‘kuqezi’ të shtunën u kthehet detyrave në kampionat, pasi ndërkohë në mesjavë kreu me sukses obligimin në Kupën e Maqedonisë. Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës ‘kuqezinjtë’ fituan 0:2, ndërsa tani në kampionat përballë kanë të njëjtin rival në një duel ku Shkëndija ka nevojë për 3 pikë. Skuadra kërkon të përsërisë efektin e të mërkurës, gjithnjë e bindur se nuk do të jetë e lehtë kundër ekipit kualitativ të Rabotniçkit.

1vrav

MATCHPREVIEW | Ennur Totre optimist para ndeshjes me Rabotniçkin!

“Edhe pse fituam, Rabotniçki në pjesën e parë na krijoi vështirësi dhe ne jemi maksimalisht të kujdesshëm. Gjithsesi besoj se kemi më shumë kualitet dhe nëse realizojmë kërkesat e stafit teknik, nuk dyshoj se do të gëzohemi sërish dhe në Tetovë do të vijmë me tre pikë”, shprehet mesfushori Ennur Totre.

4vrav
Përballja Rabotniçki-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, me fillim në orën 15:30.