Ndeshja e Kupës Rabotniçki-Shkëndija në Gjorçe Petrov

No image

Të mërkurën luhet sfida e parë e 1/8 së finales së Kupës ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës, ndërsa për shkak se “Telekom Arena” është e zënë, sfida do të zhvillohet në lagjen Gjorçe Petrov.

Kupa e Maqedonisë në mesjavë sjell ndeshjet e para të 1/8 së finales në të cilën Shkëndija do të jetë mysafire e Rabotniçkit. Ndeshja duhej të luhet në stadiumin “Telekom Arena” ku ndeshjet si vendas i zhvillon Rabotniçki, mirëpo shkaku i prenotimit paraprak shkupjanët është dashur të zgjedhin alternativë. Kështu drejtuesit e Rabotniçkit kanë vendosur të zgjedhin stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit për tu përballur me Shkëndijën të mërkurën me fillim në orën 15:30.