Musliu: I lumtur për golin, por më me rëndësi ishte fitorja

No image

Shkëndija vazhdon serinë pozitive dhe del me tre pikë nga transferta me Akademia Pandevin. Një gol i mbrojtësit Visar Musliu rezultoi deçiziv për tre pikët e reja të kuqezinjëve.


“Ishim të përgatitur maksimalisht sepse e dinim se do përballeshim me ekip cilësorë dhe në këtë sezon nuk ishte se kemi pasur rezultatet e pritura kundër Akademia Pandevit. Mirëpo me formën që kemi ishim të bindur se do të fitonim. Fati deshti që unë të bëj golin e vetëm, por më me rëndësi ishin tre pikët“, komenton fitoren me Akademia Pandevin, mbrojtësi kuqezi Visar Musliu.
Interesant është fakti që në tre ndeshjet e fundit në listën e golashënuesve për Shkëndijën regjistrohen mbrojtësit Musliu e Bejtullai.

Është me rëndësi pjesëmarrja në sulm ku mund të ofroj rrezik konstant për kundërshtarin. Fati deshti që në tre ndeshjet e fundit të shënoj jo vetëm unë si qendërmbrojtës, por edhe kolegu im Egzon Bejtullai. Ky është një kualitet shtesë i ekipit tonë. Futbolli luhet për gola të cilët sjellin pikët. Gëzohem që ne si mbrojtës shënojmë dhe ndihmojmë sulmin, por më e rëndësishme është që kemi arritur fitoret e dëshiruara“, shtoi Musliu.
Fitorja e sotme në Strumicë bën që Shkëndija ta çojë në 10-të distancën me skuadrën e vendit të dytë, por Musliu porosit se skuadra do të kërkojë të ruajë këtë ecuri.


Sigurisht se me tre pikë më shumë dhe me rritje të distancës ndjehemi më komodë në krye të renditjes, por ne jemi profesionist dhe nuk do të ndalemi këtu. Vazhdojmë ndeshje pas ndeshje me objektiv të vetëm tre pikët”.
Kuriozitet në vete paraqet fakti se stadiumi në Strumicë është me fat për Visar Musliun. Përveç takimit të sotëm, mbrojtësi qendror ka gjetur golin edhe më herët shënon në këtë terren. Dy vite më parë realizonte me ekipin përfaqësues në fitoren 4:0 kundër Lihtenshtajnit, ndërsa sezonin e kaluar shënoi dy herë në finalen e Kupës të fituar 3:0 me Pelisterin.
“Si duket jo vetëm fat por ky terren më sjell pak më shumë fat. Jam i kënaqur që ky fat i këtij stadiumi të më ndjek në gjithë stadiumet tjera në Maqedoni dhe Evropë”, përfundoi Visar Musliu.