Musliu dhe Bejtullai marrin ftesë nga Maqedonia

No image

Dy futbollistë të Shkëndijës janë gjetur në listën e seleksionuesit të Maqedonisë për përballjet me Gjibraltarin dhe Armeninë.

Starti i garës së re të UEFA-së për ekipet nacionale e emëruar Liga e Kombeve kuqezinjtë do t’i shohë të përfaqësuar me dy futbollistë në taborin e Maqedonisë. Seleksionuesi i ekipit përfaqësues Igor Angellovski sot ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në dy ndeshjet e para, duke përfshirë në të njejtën edhe anëtarët e Shkëndijës, Visar Musliu dhe Egzon Bejtullai.

 

I pari tashmë një periudhë është lojtar standard i përfaqësueses, ndërsa paraqitjet e mira në kontuinitet sjellin ftesë edhe për Egzon Bejtullain. Shkaku i dëmtimit do të mungojë lojtari standard i ekipit përfaqësues, Marjan Radeski.
Maqedonia përballet në transfertë me Gjibraltarin më 6 shtator në start të garave në Ligën e Kombeve, ndërsa më 9 shtator në Shkup luhet sfida me Armeninë.