Menendez 10-të ditë jashta fushave

No image

Mbrojtësi i majtë i Shkëndijës, Gonzalo Menendez do të qëndrojë jashta tereneve sportive për shkak të dëmtimit.

Agjentinasi në ndeshjen e fundit kampionale të shtunën me Rabotniçkin u desh të largohet nga loja në minutën e 89-të kur u zëvendësua nga Bojku, ndërsa testet mjekësore dëshmojnë zgjatje të muskulit të kofshës së këmbës së majtë, ku është krijuar edhe hematom. Mjekët rekomandojnë 10-të ditë pushim dhe terapi, periudhë kjo që vlerësohet e mjaftueshme për tu rikuperuar plotësisht.

GonzaloMenendez1400x932

Menendez do të humbë ndeshjet me Renovën të mërkurën dhe Pelisterin në fundjavë, ndërsa pauza në kampionat do të jetë e mirëseardhur për të qenë i gatshëm për xhiron e 10-të të LPFM-së.