Presidenti Visar Bexheti ka lindur në Tetovë, ka magjistruar për “Marrëdhënie Ndërkombëtare” në UEJL, ndërsa në klub vjen nga biznesi privat që operon në disa vende europiane.

Pikërisht nën drejtimin e Visar Bexhetit, KF Shkëndija zhvilloi sezonin më të suksesshëm në historinë e klubit, pasi në kampanjën 2017/2018 kuqezinjtë bashkuan dy titujt vendorë, kampionatin dhe Kupën. Brenda këtij suksesi është rekordi jo vetëm në futbollin e Maqedonisë, por në gjithë Europën si skuadra që ka fituar titullin me diferencën më të lartë para vendit të dytë (+35 pikë para Vardarit).

Përveç sukseseve në skenën vendore, Shkëndija nën drejtimin e Visar Bexhetit luajti dy herë rresht në Play Off të UEFEA Europa League, ndërsa edhe në sezonin aktual ec bindshëm dhe pozita e parë në dimër paralajmëron titull të ri të kuqezinjëve në LPFM.