Më të dalluarit me stërvitje shtesë në  “Elite Youth Group”

Shkëndija mban llogari për talentët ë ri në shkollën e futbollit, duke seleksionuar 25 futbollistë prej gjeneratave U 19 deri U 16 në një grup “Elite Youth”. Nën përkujdesjen e trajnerëve Bekim Osmani dhe Berat Imeri këta futbollistë të dalluar nga kategoritë e reja mbajnë stërvitje shtesë nga një apo dy herë në javë.

Paralel me ambiciet e ekipit të parë, KF Shkëndija mban llogari për zhvillimin e futbollistëve të rinjë nga shkolla vetanake e futbollit në të cilat në 12-të kategori militojnë mbi 300 të rinjë. Pretendimet dhe planet afatgjate të klubit janë që përkrah përforcimeve adekuate me futbollistë cilësorë, ekipi i parë vazhdimisht të furnizohet me talentë të rinjë të rritur në “fidanishten” e klubit. Për këtë arsye meanxhmenti sportiv ka formuar “Elite Youth Group” në të cilën janë përfshirë 25 lojtarët më të dalluar nga grupmoshat që garojnë në Super Ligë (U19, U18, U17 dhe U16).
<
Ky grup do të udhëhiqet nga trajnerët Bekim Osmani dhe Berat Imeri, ndërsa varësisht me orarin e grupmoshave përkatëse çdo javë do të zhvillojnë deri në dy seanca stërvitore plotësuese përmes së cilave futbollistët më të dalluar do të kenë përkujdesje të veçantë në zhvillimin e tyre.

Share Now

Related Post