-
A 2:2
- 2019/20, Kupa e Maqedonisë
- 2019-09-25 15:30
- Shkup
Edhe pse kishim epërsi 0:2 pas pjesës së parë, Shkëndija del me barazim pozitiv 2:2 në fushë të Vardarit në sfidën e parë të 1/8 së finales së Kupës së vendit.
- Barazojmë si mysafirë 2:2 në sfidën e parë të 1/8 së finales së Kupës
- Imeri dhe B. Ibraimi shënuan golat për epëri 0:2 pas pjesës së parë
- Super performansë e portierit të ri të Shkëndijës, Bekim Rexhepi
- Shkëndija luajti pa Micin nga minuta e 32-të shkaku i kartonit të kuq
- Vendasit barazuan me Kolevskin dhe Junior në fraksionin e dytë
- Ndeshja e kthimit në Tetovë luhet më 30 tetor në Tetovë
Nëse para ndeshjes dikush do të ofronte barazim 2:2 mbase edhe do të ishte pranuar, por duke parë rrjedhën e ndeshjes kuqezinjtë tanë me të drejtë ndjejnë dëshprim që nuk fituan takimin e parë të 1/8 së finales së Kupës në fushë të Vardarit. Shkëndija kishte epërsi 2:0 deri në minutën e 72-të, mirëpo vendasit shfrytëzuan epërsinë numerike në terren pas përjashtimit të Micit me të kuq nga minuta e 32-të dhe në fund nxorën barazim 2:2.
Shkëndija ndeshjen e nisi me mungesa të rëndësishme, pasi shkaku i shqetësimeve me lëndime nuk ishin të gatshëm Bejtullai (lëndoi kyçin e këmbës në sfidën me Struga Trim&Lum) dhe Zahov (u ankua në lëndim të kofshës së prapme të këmbës në seancën e fundit stërvitore) dhe në vend të tyre në formacion u gjetën Çeshmexhiev dhe portieri i ri Rexhepi. Pikërisht ky i fundit ishte ndër më të mirët në terren, duke shkëlqyer me seri të pritjeve spektakolare. Shkëndija nisi mirë ndeshjen kur pa veten në epërsi pas 8-të minutave lojë. B. Ibraimi zhvilloi aksion në të majtë, Mici kthen topin para portës ku Omar Imeri godet në rrotullim dhe sjell epërsi 1:0. Vendasit kërkuan të përgjigjen dhe krijuan disa mundësi, por u përballen me një super Rexhepi në portën e Shkëndijës që gjithnjë gjente zgjidhje për tentimet e kundërshtarit. Shkëndija goditjen e parë do ta merrte në minutën e 32-të kur pas një starti të Gledi Micit u duk se arbitri Jakimovski shpejtoi për të treguar direkt karton të kuq për mbrojtësin e majtë. Me një lojtar më pak në fushë ishte e natyrshme që kundërshtari të vendoste dominim në terren, mirëpo Shkëndija tregoi shkathtësi kur në minutën e 42-të gjen golin e dytë pas një mjeshtërie nga Besart Ibraimi që pranon bukur topin para se me një të majtë spektakolare të realizojë për 0:2.
Menjëherë pas kësaj numri ‘7’ u tërhoq nga loja, duke i lënë vendin Zija Merxhanit që do të mbulonte mungesën e Micit në krahun e majtë të mbrojtjes.Pjesa e dytë nisi me kanosje të Cvetanovskit që nuk gjen kuadrantin, ndërsa Alimi në anën tjetër kishte dy tentime që nuk sollën rezultat. Bekim Rexhepi do të shfaqej me tjera intervenime të bukura, para se në minutën e 72-të më në fund të kapitullonte kur Kolevski realizoi për 1:2. Vardari rriti presionin duke ndjerë epërsinë numerike në terren dhe në minutën e 80-të pas një harkimi në zonë, mbrojtësi i majtë Junior me kokë shënon për 2:2. Kërkuan vendasit përmbysjen e plotë, por Shkëndija u mbrojt me sukses dhe në fund për tu regjistruar mbeti vetëm kartoni i kuq i Micevskit pas startit ndaj Alimit. Sifda u mbyll me barazim 2:2, duke lënë gjithçka të vendoset në sfidën e kthimit më 30 tetor në Tetovë.
VARDARI- SHKËNDIJA 2:2 (0:2)
Stadiumi “Todor Proeski në Shkup
Shikues: 500
Arbitër: Dejan Jakimovski
Kartona të kuq: Micevski 90’ (Vardar), ndërsa Mici 32’ (Shkëndija)
Golashënues: Kolevski 72′ dhe Junior 80′ (Vardar), ndërsa Imeri 8′ dhe B. Ibraimi 42′ (Shkëndija)
VARDAR: Gaçevski, Toshevski, Najdovski, Junior, Micevski, Avramovski, Cvetanovski, Novak, Popzllatanov (Kolevski 70′), Serafimov (Adem 46′) Brdarovski.
Trajner: Aleksandar Vasovski.
SHKËNDIJA: Rexhepi, Murati, Çeshmexhiev, Neziri, Mici, Totre, Alimi, Junior, A. Ibraimi (Husmani 86′), B. Ibraimi (Merxhani 45′), Imeri
(Radeski 60′).
Trajner: Erhan Selimi