Derbi i madh i xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës ka përfunduar me rrjeta të paprekura, duke lënë të pandryshuar situatën në kreun e tabelës. Fillimi i takimit foli për Shkëndijën që kishte disa kansoje. Fillimisht tentoi pa sukses Zhunior, ndërsa në minutën e pestë Ibraimi pas një lëvizje të mirë në zonë godet fortë me të majtën e cila ndalet nga Paçovski. Në anën tjetër Mijushkoviq godet skaj portës me kokë pas një rivënie nga këndi, ndërsa më vonë Jovanovski kontrollon goditjen e Popovit. Në minutën e 13-të Ibraimi tërheq kundërsulm dhe asiston për Radeskin, e djathta të cilit pritet nga Paçovski. Deri në fund të pjesës së parë të dyja ekipet kishin disa gjysmëraste, ndërsa në pjesën e dytë të dyja ekipet sikur humbën intenzitetin dhe nuk kishin shumë hapsira para portave respektive. Takimi dukej i determinuar për tu mbyllur me rrjeta të paprekura dhe ndryshimi i vetëm mundej të ndodh në minutën e 77-të kur Lamçevski harkoi në zonë, ndërsa goditja e Grnçarovit me kokë ndalet në traversën e Shkëndijës. Në vazhdim të të njëjtit aksion Popov godet fortë me të majtën, mirëpo për pak skaj portës. Deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshim dhe i vetmi detal që vlen të ceket është kartoni i kuq i Armend Alimit. Mesfushori kishte karton të verdhë dhe në kohën shtesë kur duhej t’i lë vendin Muhamed Useinit largohej ngadalë, ndërsa arbitri Temelkov sikur mezi kishte pritur ta ndëshkojë me kartonin e dytë të kuq dhe në këtë mënyrë t’i merr te drejtën për të hyrë në lojë Useinit. Gjithsesi takimi u mbyll 0:0 dhe mban ekipet në distancë të njëjtë në kreun e tablës.
VARDARI-SHKËNDIJA 0:0 (0:0)
Stadiumi: ‘Filipi i Dytë’ në Shkup
Shikues: 1000
Arbitër: Zoranço Temelkov
Arbitra anësorë: Goran Dimitrov dhe Ilija Gonev
Arbitra shtesë: Marjan Gocevski dhe Vasko Mavrov
Delegat: Veton Kranlievski
Golashënues: /
Karona të verdhë: Felipe, Stojkov, Grnçarov (Vardari), ndërsa Rech, Alimi (Shkëndija).
Karton i kuq: Alimi 90’+3’ (Shkëndija)
VARDARI: Paçovski, Popov, Mijushkoviq, Grnçarov, Bllazhevski (Stojkov 33’), Dashjan (Lamçevski 43’), Velkovski (Hambarxhumjan 54’), Gligorov, Ivanovski, Felipe, Brdarovski.
Trajner: Goce Sedloski.
SHKËNDIJA: Jovanovski, Alimi, Cuculi, Pollozhani, Demiri, Radeski (Totre 78’), Todorovski, Zhunior, Berisha, Rech, Ibraimi (Kirovski 86’).
Trajner: Shpëtim Duro
Leave us a reply