-
H 1:3
- ||, |||, 20/2021, UEFA Europa League
- 2020-09-24 20:00
- Shkup
Aventura e sivjetshme europiane përfundon në raundin e tretë eliminator. Mundemi por nuk koritemi përballë një gjigandi si Tottenham, që u desh të djersitet mirë në Shkup për të marrë kualifikimin.
• Shkëndija mund 1:3 nga Tottenham në xhiron e tretë eliminatore të EL
• Kuqezinjtë nuk dëshpëruan përballë favoritit të madh në këtë ndeshje
• Nafiu me super gol barazoi përkohësisht, Lamela, Son e Kejn shënuan për Tottenhamin
Shkëndija eliminohet nga Kupat e Europës pasi në xhiron e tretë eliminatore të UEFA Europa League mundemi 1:3 nga Tottenhami i Anglisë në duelin e luajtur në Shkup. Me mysafirët që ishin favorit të mëdhenj, kuqezinjtë nuk dëshpëruan me paraqitjen e tyre, posaçërisht në pjesën e dytë kur barazuam me super golin e Nafiut, derisa për 15-të minuta kërkuam të dytin duke detyruar Zhoze Murinjon të reagojë me dy zëvendësime ‘big’ në shmangien e senzacionit.
Ndeshja nuk nisi mirë për Shkëndijën që pa veten në disavantazh pas vetëm pesë minutave lojë, kur Lamela me asist të Son shfrytëzon situatën ballore me Zahovin për epërsi 0:1 të miqve. U duk se Tottenham do të merrte lehtë triumfin, por nuk ndodhi kështu dhe e tërra për meritë të futbollistëve kuqezi. Edhe pse anglezët dominuan pjesën e parë, fillmisht Zahov dhe mbrojtja ishin në nivel të detyrës, që më pas Shkëndija ngadalë të merr besim dhe të kërkojë të sulmojë, pa mundur të ndryshojë gjë deri në pauzë.
Gjithsesi kjo ishte shtytje që me vetëbesim të vazhdohet në të dytën dhe momentin e shkëlqimit do ta preknim në minutën e 55-të kur Valmir Nafiu prodhon një kryevepër dhe me super goditje mposht portierin Hart për barazim 1:1.
Valmir Nafiuuuu 🔥🔥🔥 #ShkëndijaTottenham 1-1
Posted by KF Shkëndija on Thursday, September 24, 2020
Kuqezinjtë fituan krahë dhe vazhduan të sulmojnë, duke detyruar trajnerin mysafir Murinjo të reagojë nga pankina duke inkuadruar në lojë dy super yjet, Kejn dhe Moura. Kjo do të ishte vendimtare në vijim pasi fillimisht Son në minutën e 70-të realizon për epërsi 1:2 të miqve, ndërsa në minutën e 79-të pas asistit të autorit të golit të dytë, Kejn me kokë shënon për rezultat final 1:3. Kështy play-offi i buzëqesh Tottenhamit, ndërsa me gjithë disfatën Shkëndija kokën lartë mbyll pjesëmarrjen e sivjetshme në Europë duke u mundur me nderë nga Tottenham, pasi paraprakisht kaluam dy raunde pa gol të pranuar në dy ndeshje të luajtura si mysafirë (Sumgayit 0:2 dhe Botosani 0:1).
Këtu përfundon aventura jonë europiane.
Raporti i ndeshjes ➡ https://bit.ly/306mwNJ
Posted by KF Shkëndija on Thursday, September 24, 2020
SHKËNDIJA – TOTTENHAM 1:3 (0:1)
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Shikues: /
Arbitër: Ali Palibijuk (Turqi)
Golashënues: Nafiu 55’ (Shkëndija), ndërsa Lamela 5’, Son 70’ dhe Kejn 79’ (Tottenham)SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Krivak, Bejtullai, Paviç, Dita (Zejnullai 77’), Totre, Nafiu (Ramadani 85’), Ahmedi, Doriev (Merxhani 85’), Ibraimi.
Trajner: Ernest Gjoka
TOTTENHAM: Hart, Dejvis, Aldervireld, Sançez, Orie, Ndombele, Vinks (Lo Selso 59’), Bergvajn (Moura 65’), Son, Ali (Kejn 60’), Lamela.
Trajner: Zhoze Murinjo