Kuqezinjtë u mundën 2:0 në transfertën e xhiros së 8-të të LPFMV-së në fushë të Shkupit.
• Shkëndija del me disfatë 2:0 nga takimi me FC Shkupin
• B. Ibraimi në pjesën e parë humbi penalti në rezultat 0:0
• Marin Jurina në dytën realizoi dopietë për vendasit
• Çeshmexhiev doli me të kuq pas dy të verdhëve
Ndalet seria pozitive e kuqezinjëve prej tre fitoreve me rradhë, pasi skuadra e drejtuar nga Erhan Selimi u mund me shifrat 2:0 në takimin me Shkupin në Çair. Fillimi i ndeshjes pa vendasit të kanosen dy herë me Jurinan, por pa mundur të rrezikojnë seriozisht portierin Bekim Rexhepi. Në anën tjetër pasi në një duel nuk u dhe penalti për B. Ibraimin, në minutën e 24-t Junior ndalet me faul në zonë nga Krivanjeva dhe fiton 11-të metërsh për kuqezinjtë. Besart Ibraimi mori përgjegjësinë për të goditur, mirëpo çon topin mbi traversë dhe rezultati mbetet 0:0. Shkupi u gjet në shans goli pas gjysmë ore loje, me Juniorin që humb mundësi ideale kur kishte edhe dy bashkëlojtarë për të shërbyer me top. Shkëndija u përgjigj me Zejnullain dhe Alimin, me të parin që çon topin skaj shtyllës, ndërsa e djathta e Alimit kontrollohet me vështirësi nga Thulio. Pjesa e parë u mbyll me një të majtë të fortë të Bajramit që u ndal në shtyllën e portës së Rexhepit.
Fraksionin e dytë e nisëm me Felipen që zuri vendin e Zejnullait dhe tentimin e parë e pati Alimi nga distanca me një goditje që nuk gjeti kuadrantin. Rezultati u zhbllokua në minutën e 69-të kur pas një harkimi nga këndi në tollovinë e krijuar në zonë më i gjindshëm tregohet Jurina që në rrotullim godet për avantazh 1:0 për vendasit. Shkëndija kërkoi barazimin me gjuajtjen e lirë të B. Ibraimit, por Thulio edhe pse me vështirësi gjithsesi pastron rrezikun. Kuqezinjtë të orientuar në sulm linin shumë hapsira në mbrojtje dhe 10-të minuta para fundit u desh një super intervenim i Rexhepit për të shmangur pranimin e golit të dytë pas goditjes së Dembo-s. Shkëndija mbeti me një futbollist më pak kur Çeshmexhiev 7-të minuta para fundit u ndëshkua me karonin e dytë të verdhë. Fati i ndeshjes u mbyll në minutën e 85-të kur Jurina në kundërsulm individual krijon hapsirë dhe realizon për 2:0.
Pas ndeshjes trajneri Erhan Selimi nuk fshehi dëshprimin për disfatën e pësuar, duke vlerësuar vendimtar në epilogun final pakujdesinë te goli i parë dhe kartonin e kuq pak para golit të dytë.
SHKUPI- SHKËNDIJA 2:0 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 3 000
Arbitër: Vasko Mavrov
Golashënues: Jurina 69′ dhe 85′ (Shkupi)
SHKUPI: Thulio, Bajrami (c) (Lamine 68′), Adili, Muharem (Dembo 61′), Iseni, Junior (Jusufi 84′) Krivanjeva, Bilalli, Stojanovski, Ismaili, Jurina.
Trajner: Qatip Osmani
SHKËNDIJA: Rexhepi, Murati, Çeshmexhiev, Neziri, Sadriu (Radeski 66′), Totre, Alimi, Zejnullai (Felipe 46′), Junior, Shefiti (Imeri 71′), B. Ibraimi (c).
Trajner: Erhan Selimi