Vazhdon seria pozitive e Shkëndijës, që koleksionon fitoren e 7-të me rradhë. Mundet Shkupi 0:2 në takimin e xhiros së 9-të me të cilin u mbyll raundi i parë i garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Takimi në Cair të Shkupit u zhvillua në një atmosferë impozante, pas një kohe më të gjatë me dy grupe të tifozëve, ‘Shvercerat’ e Shkupit dhe ‘Ballistët’ e Shkëndijës, që për 90-të minuta mbështetën ekipet e tyre në mënyrë korekte dhe krijuan ambient të bukur në tribunë. Fillimi takimit solli disa kansoje të Shkëndijës, mirëpo edhe Shkupi kërkoi portën me anë të Bajramit. Në minutën e 14-të Zendeli shpëton portën e tij kur ndali ballë për ballë Ibraimin, ndërsa pas disa rasteve në të dyja palët, në minutën e 32-të Hasani del i vetmuar para portës, por mrekullisht shpëton Zendeli. Portieri i Shkupit u tregua vendimtar edhe në minutën e 44 kur ndal nga pozita ballore tentimin e Ibraimit. Në anën tjetër me të njëjtin stil përgjigjet Marko Jovanovski që kontrollin goditjet e Isenit dhe Arifit. Fraksioni i dytë filloi me stil të njëjtë dhe Shkupi shpëton mrekullisht kur Zendeli ndal goditjen e lirë të Hasanit, ndërsa në vazhdim tentimi i Ibraimit përfundon në traversë. Rastet e shumta ishin paralajmërim për epërsinë e Shkëndijës që do të vinte në minutën e 63-të. Besart Ibraimi harkon nga e majta në zonë, ndërsa kapiteni Hasani me kokë realizon për 0:1, duke shënuar golin e tij të 11-të sezonal. Shkupi provoi të rikthehet dhe u kanos rrezikshëm me anë të Seferit, mirëpo i shkëlqyeshëm në portë shfaqet Jovanovski. Në anën tjetër Hasani harkon në zonë drejt Zhuniorit, braziliani kthen drejt Ibraimit që me goditje precize realizon për 0:2. Këtu përfundoi historia e kësaj ndeshje që deri në fund ishte vetëm rutinë. Tre pikët shkojnë në saldon e Shkëndijës, që vazhdon të ruajë pozitën e parë me 24 pikë të tubuara.

SHKUPI-SHKËNDIJA 0:2 (0:0)

Stadiumi në Cair të Shkupit

Shikues: 5 000

Arbitër: Stojançe Stojanov

Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Sasho Ivanov

Arbitra shtesë: Konstantin Vllaho dhe Nikolla Kostençev

Delegat: Skender Tairi

Golashënues: Hasani 63’, Ibraimi 74’ (Shkëndija)

Kartona të verdhë: Adili (Shkupi), ndërsa Zhunior, Demiri, Todorovski (Shkëndija)

Karton i kuq:

SHKUPI: Zendeli, B. Asani, Bajrami, E. Asani, Adem, Demiri, Iseni, Nuhiji (Fatmir 40’), Janevski (Seferi 71’), Adili (Osmani 64’), Lazarevski.

Trajner: Zekirija Ramadani

SHKËNDIJA: Jovanovski, Alimi, Hasani (Useini 79’), Demiri, Radeski (Kirovski 57’), Zhunior, Totre, Ibraimi, Reç, Pollozhani, Todorovski (Bejtullai 69’).

Trajner: Shpëtim Duro

Shpërndaje

Të ngjajshme

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.