-
H 0:3
- |, ||, |||, Slovenia TC 2019
- 2019-07-01 17:00
Kuqezinjtë kanë mbyllur fazën përgatitore në Slloveni, ndërsa para nisjes për në Tetovë kundër Zorya Luhansk (0:3) të Ukrainës zhvilluan ndeshjen e katërt kontrolluese.
Shkëndija u ka dhënë fund përgatitjeve në Kranjska Gora të Sllovenisë ku qëndroi nga 16 qershori dhe përveç seancace stërvitore në kushte shumë të volitshme u zhvilluan edhe katër ndeshje kontrolluese. Pikërisht sot në ditën e fundit në tokën sllovene, kuqezinjtë zhvilluan ndeshjen e fundit përgatitore përballë ekipit ukrainas, Zorya Luhansk (0:3).
Test i fundit në fazën përgatitore në Slloveni nisi me Shkëndijën në sulm që kërkoi të rrezikojë por ma mundur të sjellë ndryshimin. Ukrainasit shfaqeshin të rrezikshëm në kundërsulme dhe në një situatë të tillë në minutën e 19-të gjetën golin e epërsisë të shënuar nga Vladyslav Korchegyn. Pak më vonë kundërshtari mundej të gjejë golin e dytë, mirëpo me intervenim fantastik shpëton Zahov që pa veten ballë-ballë me sulmuesin kundërshtarë. Deri në fund të pjesës së parë kuqezinjtë nuk arritën të barazojnë edhe përkundër disa tentimeve, prej të cilave veçojmë gjuajtjen e lirë të Besart Ibraimit në minutën e 35-të që kontrollohet nga portieri i ekipit ukrainas. Imazhe të ngjashme në start të fraksionit të dytë, kur numri ‘7’ i Shkëndijës lëshon një të djathtë të fortë, por mrekullisht shpëton gardiani i Zorya-s. Në minutën e 66-të shkuam pranë barazimit kur Mici me trinën e jashtme çon topin në traun e portës kundërshtare. Shkëndija shtoi presionin dhe në minutën e 70-të Agim Ibraimi brenda disa sekondave kishte dy tentativa prej të cilave e para ndalet mrekullisht nga portieri kundërshtarë, ndërsa e dyta nuk gjeti kuadrantin. Në anën tjetër Zahov ishte me fat kur topi ndalet në shtyllë pas një kundërsulmi të Zoryas që nxjer sulmuesin e tyre të vetmuar para portës. Në fund të takimit trajneri Osmani bëri më shumë zëvendësime dhe të rinjtë duke kërkuar barazimin lanë shumë hapsira në mbrojtje që rezultuan me dy gola në rrjetën e Rexhepit. Fillimisht Yegor Shalfieiev në minutën 89-të shënoi golin e dytë, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Artem Gromov në minutën e dytë të kohës shtesë.
SHKËNDIJA-ZORYA LUHANSK 0:3 (0:1)
Vendi: Lesce, Sloveni
Golashënues: Korchegyn 19′, Shalfieiev 89’ dhe Gromov 90’+2 (Zorya Luhansk)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai, Musliu, Mici, Alimi, Husmani, Totre, A. Ibraimi, Radeski, B. Ibraimi.
Luajtën edhe: Imeri, Zejnullai, Shefiti, Nafiu, Neziri, Rexhepi, Çeshmexhiev, Merxhani, Berisha, Sadriu dhe Bes. Rexhepi.
Trajner: Qatip Osmani