Tre gola të Hasanit dhe realizimi i parë në kampionat nga Bejtullai i japin Shkëndijës fitoren e 13-të sezonale. Skopje mundet 4:0 për fitore të 4 me rradhë për kuqezinjtë. Hasani me 14-të gola shkëputet në listën e golashënuesve në pas 16-të xhirove në LPFM.
Shkëndija fiton bindshëm 4:0 Skopjen në një dul ku fjalën kryesore e kishte kapiteni Buba Hasani me tre gola të shënuar, ndërsa një herë rrjetën e gjeti mbrojtësi Bejtullai. Djemtë e Osmanit sërish shkëlqyen, ndërsa loja bindëse dha mundësi që përveç Zejnullait që nisi si startues, në të dytën të inkuadrohen edhe të rrinjtë Shefiti e Fazllagiq. Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të furishme në të cilën loja ngjante në trafik njëkahësh, pasi në terren luante vetëm një skuadër. Vetëm 10-të minutat e para Shkëndija kishte pesë goditje në drejtim të portës kundërshtare, prej të cilave Kandikjan ndali bukur tentimin e Eminit në të dytën, ndërsa 60-të sekoda më vonë roveshata e Hasanit nuk gjeti kuadrantin. Këto raste ishin paralajmërim i epërsisë që erdhi në minutën e 11-të, me Ibraimin që asiston para portës, ndërsa e majta e Hasanit ndalet në rrjetë. Shkëndija vazhdoi të sulmojë edhe pas epërsisë dhe rastet para portës kundërshtare nuk munguan. Fillimisht Kandikjan ndali tentimin e Hasanit, më vonë Emini për pak nuk gjeti portën, ndërsa në minutën e 31 Hasani dhe Junior prodhojnë aksion të bukur, por Ibraimi godet mbi portë. Numri 7 nuk kishte fat në aksionin e rradhës kur çon topin në traversë pas harkimit të Juniorit.
Ndryshim nuk pati deri në minutën e 38-të kur Cuculi ndalet me faul në zonë nga Velkovski, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte Hasani që shënon për 2:0. Kuqezinjtë në të dytën vazhduan aty ku u ndalën në të parën. Pas disa minutave të qetë, në të 53-ën Hasani harkon saktë para portës, ku saktë me kokë godet Bejtullai për rezultat 3:0. Shtatë minuta më vonë tjetër aksion i bukur i kuqezinjëve, Junior harkon saktë para portës, ndërsa Hasani me kokë kompleton hat-trikun e tij në këtë ndeshje për epërsi 4:0.
Menjëherë pas kësaj trajneri Osmani tërhoqi nga loja Alimin dhe Juniorin, për tu dhënë mundësi të rinjëve Fazllagiq dhe Shefiti. Deri në fund kuqezinjtë vazhduan dominimin dhe kishin disa raste shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar nga minuta e 60-të, me Shkëndijën që vazhdon ecurinë e sigurtë në kampionat ku pas 16-të xhirove mban pozitën e parë me 40-të pikë të tubuara.
SHKËNDIJA-SKOPJE 4:0 (2:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 2000
Arbitër: Jovan Kaçevski
Arbitra anësorë: Zharko Todorovski dhe Zllate Llozanoski
Delegat: Sretan Miloskovski
Golashënues: Hasani 11′, 39′ pen. dhe 60′, si dhe Bejtullai 54′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Velkoski (Skopje)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Teqja, Cuculi, Murati (Bojku 73′), Zejnullai, Alimi (Fazllagiq 61′), Junior (Shefiti 61′), Hasani, Emini, Ibraimi.
Trajner: Qatip Osmani
SKOPJE: Kandikjan, Uzhevski, Mishevski, Velkoski, Liçina, Janevski (Stojkovski 71′), Sulemani (Dimitrovski 58′) Gjurçinovski (Kanzurov 83′), Da Kruz, Pecov, Demir.
Trajner: Lupço Markovski