Kuqezinjtë pas 15-të xhirove përforcojnë pozitën e parë në renditje pasi disfatës së Vardarit nga Rabotniçki i përgjigjen me fitore bindëse 5:0 përballë Sileksit në Tetovë. Shkëndija regjistroi fitoren e gjashtë me rradhë në kampionat, duke arritur që brenda kësaj periudhe negativën prej 7-të pikëve ta kthejë në përparësi prej gjashtë pikëve para Vardarit. Ndeshja me Sileksin ishte e balansuar vetëm në 25 minutat e para, pasi më pas të përzgjedhurit e trajnerit Osmani dominuan në tërësi kundërshtarin nga Kratova. Valmit Nafiu zhbllokoi rezultatin në të 25-ën, ndërsa tre minuta më vonë Emini shënoi për 2:0. Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i kuqezinjëve që sollën edhe tre gola. Fillimisht Emini me golin e dytë personal çon shifrat në 3:0, para se Shefiti dhe Fazli të kompletojnë ‘pesëshen’ në këtë përballje që përveç kreut të renditjes, përforcon edhe karakterin e skuadrës që luan pa të lënduarit Ibraimi e Junior, paraprakisht edhe Radeskin.

PJESA E PARË
Fazli dhe Imeri sollën nxitjet e para në minutën e pestë, mirëpo kundërshtari arriti të bllokojë në dy kohë. Në minutat në vazhdim kuqezinjtë bënin gabime në pasime, ndërsa miqtë provuan me goditje nga distanca të rezikojnë Zahovin. Rreth 20-të minuta loja u zhvillua kryesisht me luftë në mes të terrenit që më pas Shkëndija të prishë baraspeshën me dy gola të shpejtë. Fillimisht në minutën e 25-të Nafiu sjell epërsi pasi ndjek mirë goditjen e Eminit me kokë pas një harkimi nga këndi. Tre minuta më vonë portieri mysafir pret në dy kohë tentimet e Bejtullait dhe Fazli, që më pas Emini i papenguar nga askush të shtyjë topin në portën e zbrazur për dyfishim të rezultatit. Miqtë tentuan të përgjigjen por e djathta e Georgievit shkoi mbi portë, ndërsa në anën tjetër Emini nuk shfrytëzon depërtimin e bukur të Alimit.

PJESA E DYTË
Fraksioni i dytë nisi me një tentim të Fazli që ndalet nga Stefanoviq, ndërsa në anën tjetër miqtë shfaqën apetite sulmuese kur sollën disa goditje që megjjthatë nuk shqetësuan Zahovin. Ndryshim nuk pati deri në minutën e 64-t kur Murati depërton shpejtë në të djathtë dhe asiston para portës ku mbrojtësi kundërshtar ndal topin që shkonte drejt Fazli-t, ndërsa Emini me të majtën shënon për 3:0. Menjëherë pasi shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje Emini u zëvendësua me Zejnullain, ndërsa shumë shpejtë i inkuadruari paraprakisht në lojë Shefiti do të sillte golin e katërt. Ishte minuta e 69-të kur sulmuesi i ri godet saktë prej jashta zonës duke çuar shifrat në 4:0. Në anën tjetër në minutën e 71-të godet ashpër Mbella, por me pritje të bukur përgjigjet Zahov.

Në minutën e 86-të Zejnullai nuk arriti të shënojë pas asistit të Shefitit, por kuqezinjtë gjithsesi do të sillnin golin e pestë. Mici harkoi  bukur në zonë ku Fazli me kokë shënon për rezultat final 5:0.

 

SHKËNDIJA-SILEKSI 5:0 (2:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 500
Arbitër: Dimitar Meçkarovski
Golashënues: Nafiu 25′, Emini 28′ dhe 64′, Shefiti 69′ dhe Fazli 87′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Imeri (Shkëndija), ndërsa Aleksovski  dhe Ristovski 2 (Sileksi)
Karton i kuq: Ristovski 90′ (Sileksi)
SHKËNDIJA: Zahov, Mici, Bejtullai (Adili 73′), Alimi, Musliu, Totre, Murati, Emini (Zejnullai 67′), Imeri (Shefiti 61′), Nafiu, Fazli.
Trajner: Qatip Osmani
SILEKSI: Stefanoviq, Blagojeviq, Drashkoviq, Georgiev, Duranski, Louis (Alpaj 67′), Milenkovski, Mbella (Ivanov 73′) Dodev (Ristovski 46′), Kocev, Aleksovski.
Trajner: Goran Simov

 

➡️ MaYa.mk

Share Now

Related Post