-
H 1:0
- Attendance2500
- |, ||, 2018/19, UEFA Champions League
- 2018-07-24 20:15
- Shkup
Shkëndija koleksionon fitoren e dytë në Champions, pasi mund 1:0 Sherif Tiraspolin në takimin e parë të xhiros së dytë. Një gol i Besart Ibraimit dhe disa super pritje të portierit Kostadin Zahov bënë kuqezinjtë të shkojnë me epërsi në Moldavi.
Kuqezinjtë marrin sukses të ri europian, pasi mundin formacionin e fortë të skuadrës kampione të Moldavisë, Sheriff Tiraspol. Fitore minimale por shumë e rëndësishme para ndeshjes së kthimit xhiron e ardhshme në transfetë, kur Shkëndija kërkon faqe të re në histori për të prekur për herë të parë raundin e tretë të Champions League. Në një përballje shumë të vështirë, fatin e takimit e vendosi një gol i Ibraimit nga gjuajtja e lirë dhe disa super pritje të portierit Zahov që ruajti epërsinë në momentet vendare.
Takimi nisi me një kundërsulm të Shkëndijës në minutën e dytë, kur Mevlan Muratin tenton portën, mirëpo goditja e të cilit pastrohet në rivënie nga këndi nga portieri mysafir Mikuliç. Miqtë në minutat e para kërkonin të tregojnë autoritet në terren, ndërsa kuqezinjtë të vendosur mirë prisnin gabim të kundërshtarit për të sjellë rrezik në kundërsulm. Badibanga kishte tentimin e parë në drejtim të portës së Shkëndijës, mirëpo Zahov kontrollon sigurtë topin. Disa sekonda më vonë në anën tjetër mundësi për Eminin, por goditja e tij me kokë nuk gjen kuadrantin. Shkëndija tanimë u lirua nga presioni fillestar i miqve dhe u hodh në pjesën kundërshtare ku Ibraimi fitoi goditje dënimi. Pasoi mjeshtëri e re e numrit ‘shtatë’ që çon topin në rrjetën e Sheriffit për epërsi 1:0 dhe gëzim të madh në tribuna. Dy minuta më vonë tjetër tentim i Ibraimit që shkon skaj portës, ndërsa në minutën e 28-të miqtë kanosen rrezikshëm drejt portës kuqezi, mirëpo Zahov pret mrekullisht tentimin e Badibangas. Në minutën e 36-të tjetër aksion i Shkëndijës i inspiruar nga Ibraimi që asiston drejt Juniorit, mirëpo tentimi i brazilianit edhe pse mund portierin, pastrohet në moment të fundit në rivënie këndore. Kuqezinjtë vazhduan të domionojnë dhe pas disa gjysmërasteve më afër golit i’u afrua Junior në minutën e 41, mirëpo tentimi i tij me kokë u ndal në shtyllë. Në sekondat e fundit të pjesës së parë nga një mundësi për të dyja palët, fillimisht miqtë godasin pjesën e jashtme të rrjetës së Zahovit, ndërsa në anën tjetër e djathta e Juniorit shkoi skaj portës.
Fillimi i pjesës së dytë sjell tjetër mundësi të madhe për Shkëndijën, mirëpo Ibraimi dhe Emini nuk arrijnë të shënojnë. Në minutën e 60-të mundësi e 100% për miqtë kur Kapiç u gjet në një situatë që ngjante me penalti në lëvizje, mirëpo me pritje bravuroze shfaqet Zahov. Në vazhdim në terren dominimi ishte për miqtë, ndërsa Shkëndija kërkonte golin e dytë në kundërsulme. Dhe në fakt të dyja ekipet humbën disa mundësi të arta, me portierin Zahov që ruante sigurtë portën, ndërsa në anën tjetër nuk gjetën kuadrantin Ibraimi, Junior dhe Shefiti, ndërsa goditja e fortë e Eminit pritet nga portieri kundërshtar. Minutat e fundit Sheriff Tiraspol kërkonte me gjithë forcat barazimin, mirëpo kuqezinjtë mbrohen me sukses dhe me epërsi minimale do të udhëtojnë për ndeshjen e kthimit javën e ardhshme në Moldavi.
SHKËNDIJA-SHERIFF TIRASPOL 1:0 (1:0)
Stadiumi ‘Filipi i Dytë’ në Shkup
Shikues: 3 000
Arbitër: Meds-Kristoffer Kristoffersen (Danimarkë)
Arbitra anësorë: Dennis Rasmusen dhe Victor Skytte (Danimarkë)
Delegat: Danio Filacchione (Itali)
Golashënues: Ibraimi 24’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Junior dhe Murati (Shkëndija), ndërsa Kulusiç (Sheriff Tiraspol
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Musliu, Ibraimi, Totre (Taipi 76’), Selmani (Shefiti 66′), Murati, Junior, Emini (Çeshmexhiev 86’), Adili.
Trajner: Qatip Osmani
SHERIFF T.: Mikuliç, Kulushiç, Sushiç, Posmac, Cristiano, Paliç, Kendysh, Kapiç (Rodriges 80’), Badibanga, Joalisson (Oancea 88’), Kamara (Buiciuc 73’).
Trajner: Goran Sabliç