Kuqezinjtë barazojnë 1:1 me Renovën në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Stojanovski u dha epërsi miqve pas 12 minutave lojë, ndërsa barazoi Emini në minutën e 26-të. Ndeshja e kthimit luhet më 11 prill.

Shkëndija pa epërsi do të presë takimin e kthimit të gjysmëfinales së Kupës, pasi barazoi 1:1 në ndeshjen e parë me Renovën. Trajneri Osmani nisi ndeshjen me formacionin e njejtë që solli fitore 0:2 në transfertën kampionale me Rabotniçkin, duke pretenduar të vazhdojë me fitore dhe epërsi para ndeshjes së kthimit. Starti nuk solli efektin e pritur, pasi kundërsulmi i Renovës erdhi dy herë në shprehje, kur fillimisht e djathta e Nafiut shkoi skaj portës, ndërsa efekti erdhi në minutën e 12-të Vllatko Stojanovski shfrytëzon një gabim në defanzivën kuqezi dhe realizon për 0:1. Duhej të vinte goli në rrjetë të Zahovit që kuqezinjtë të shfaqen në nivelin e pritur me sulme të njëpasnjëshme drejt portës kundërshtare. Emini dhe Ibraimi u kanosën nga dy herë rezikshëm duke paralajmëruar barazimin. Ishte minuta e 26-të kur Alimi drejtoi topin në zonë te Radeski, i cili qetëson pë  Eminin me këtë të fundit që me një të djathtë precize sjell barazim 1:1. Këtu Shkëndija shpeshtoi sulmet në kërkim të epërsisë dhe Ibraimi solli dy aksione të bukura që nuk sollën ndryshim. Skuadrat në pushim shkuan me rezultat të barabartë, ndërsa në vazhdim shfaqet mundësi e mirë për Radeskin pas harkimit të Cuculit, mirëpo goditja e sulmuesit me kokë nuk gjeti kuadrantin. Në vazhdim rivali mbylli mirë shtigjet drejt portës, ndërsa trajneri Osmani kërkoi të gjallëroi lojën me aktivizimin e Wkilit, Todorovskit dhe Shefitit. Njëmbëdhjetë minuta para fundit kundërshtari zhvillon kundërsulm të shpejtë, mirëpo Stojanoski bllokohet mirë në momentin vendimatar. Dy minuta deri në fund të kohës së rregullt Nafiu godet ashpër, por vetëm skaj portës. Deri në fund nuk pati ndryshim dhe dy skuadrat takimin e kthimit më 11 prill do ta presin me shifrat 1:1.

SHKËNDIJA-RENOVA 1:1 (1:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues
: 4 000
Arbitër: Josip Barton
Arbitra anësorë: Daniel Vasilevski dhe Sashe Toshevski
Arbitra shtesë: Faton Mustafi dhe Igor Stojçevski
Delegat: Bejtulla Tefiku
Golashënues: Emini 26′ (Shkëndija), ndërsa Stojanovski 12′ (Renova)
Kartona të verdhë: Alimi (Shkëndija), ndërsa Nuhi (Renova)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Totre, Emini, Radeski (Shefiti 74′), Musliu, Junior (Wakili 62′), Adili (Bejtullai 69′).
Trajner: Qatip Osmani
RENOVA: Kobetiq (Velii 60′), Neziri, Jusufi (Cvetanoski 71′), Velija, Gafuri (Nuhi 65′), Stojanovski, Da Silva, Mishkovski, Temelkov, Nafiu, Stojanov.
Trajner: Vllatko Kostov

 

Share Now

Related Post