“Kuqezinjtë” fitojnë bindshëm 4:0 Pobedën në xhiron e 22-të LPFM-së. Medjedoviç në të parën, ndërsa Vujçiç, Ibraimi dhe Junior në fraksionin e dytë realizuan golat e fitores bindëse.
Skuadra “kuqezi” zhvilloi përballje shumë pozitive në xhiron e 22-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Shkëndija nisi furishëm dhe epërsia erdhi pas 123 sekondave lojë. Ibraimi godet bukur nga gjuajtja e lirë, ndërsa topi nga traversa kthehet para portës ku Medjedoviç pa problem me kokë shënon për epërsi 1:0. Në minutën e 19-të pak mungoi të dyfishohet rezultati, mirëpo goditja e Juniorit me kokë pas harkimit në zonë u ndal në traversë. Kanosjet e rradhës erdhën dy herë nga Ibraimi dhe një rast i 100% i Medjedoviçit që ngatërohet me topin kur u gjet i vetmuar para portierit kundërshtar. Pobeda kanosjen e vetme e kishte katër minuta para fundit të pjesës së parë kur Mustafov gjuan mbi portë. Shkëndija vazhdoi të sulmojë në fillim të pjesës së dytë dhe kjo qasje solli rezultat në minutën 52-të kur Vujçiç me goditje nga distanca shënon për 2:0, shënuar golin e parë në fanellën e Shkëndijës. “Kuqezinjtë” humbën disa mundësi të mira deri sa goli i tretë erdhi 14-të minuta para fundit, kur Medjedoviq asiston para portës ku Ibraimi realizon për 3:0. Në minutë e 83-të aksion model i Shkëndijës me disa pasime të sakta, Todorovski asiston, ndërsa Junior përcjell topin në rjetën e zbrazur për 4:0. Në fund tre pikët mbesin në saldon e Shkëndijës që bën detyrën në këtë xhiro.
Shihni fotogalerinë e ndeshjes
SHKËNDIJA-POBEDA 4:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 4 000
Arbitër: Dejan Jakimovski
Arbitra ndihmës: Nikolla Karakolev dhe Igor Shirilov
Delegat: Igor Frangovski
Golashënues: Medjedoviç 3′, Vujçiç 52′, Ibraimi 76′, Junior 83′ (Shkëndija).
Kartona të verdhë: Abdurahimi, Çollak (Shkëndija), ndërsa Gjorgjilloviq, Naumoski (Pobeda).
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Ibraimi (Asani 81′), Totre, Abdurahimi (Alimi 46′), Medjedoviç (Zejnullai 77′), Todorovski, Çekikoviç, Junior, Çollak, Vujçiç.
Trajner: Tomas Brdariç
POBEDA: Taleski, Gjorgievski, Ristevski, Staniq, Mustafov, Sharkoski (Karçeski 62′), Gjorgjiloviq, Krstevski, Ilieski (De Sousa 68′), Naumoski, Cvetanoski (Vojvodiq 79′).
Trajner: Zoran Shterjovski’
COACH’S VIEW | Thomas Brdaric flet pas fitore ndaj Pobedës