Kuqezinjtë pësojnë disfatën e parë në sezonin e ri në LPFM pasi munden 2:0 nga Pobeda në takimin e xhiros së shtatë. Edhe pse skuadra dukej në moment pozitiv me seri prej katër fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat, mosefikasiteti para portës kundërshtare kushtoi humbje pasi ekipi nga Prilepi shënoi dy gola më pjesën e dytë. Shkëndija dominoi në pjesën e parë dhe humbi disa mundësi shënimi, ndërsa në vazhdim kur hodhi gjithçka në sulm në kërkim të golit kundërshtari shfrytëzoi hapsirat dhe ndëshkoi ashpër. Kirian Nabueze në minutën e 61 dhe Tanushev katër minuta para fundit ishin autor të golave për Pobedën e cila doli me tre pikë nga kjo përballje.
PJESA E PARË
Shkëndija që në fillim vendosi autoritet dhe kërkoi mundësi shënimi me Alimin që solli kanosjen e parë në minutën e tetë, mirëpo e djathta e tij nuk gjeti kuadrantin. Pak minuta më vonë pasuan dy intervenime të bukura të portierit mysafir Tofilovski që fillimisht ndali tentimin e Micit, ndërsa më pas prodhoi pritje bravuroze në goditjen e Juniorit. Në minutën e 20-të Ibraimi provon nga gjuajtja e lirë, por sërish i gatshëm shfaqet Tofilovski. Miqtë të koncentruar në mbrojtje vështirë dilnin para të rrezikojnë dhe kanosjen e parë e sollën në minutën e 32-të kur Mustafov godet ashpër skaj portës. Pjesa e parë u mbyll me një tjetër tentim të Mustafovit nga gjuajtja e lirë që kontrollohet pa problem nga Zahov.
PJESAE DYTË
Trajneri Osmani fraksionin e dytë e nisi me inkuadrimin e Nafiut në vend të Imerit, ndërsa kansojen e parë e sjell Alimi me goditje nga distanca që ndalet në duart e Tofilovskit. Në minutën e 53-të Bejtullai i afrohet golit me kokë pas harkimit nga këndi, mirëpo miqtë ishin me fat kur topi i përplasur në tokë shkon mbi traverzë. Ibraimi pati një tentim tjetër nga gjuajtja e lirë nga distanca, mirëpo mbi portë. Duke shtuar presionin në kërkim të epërsisë u lanë shumë hapsira në mbrojtje dhe në minutën e 61 pas një kundërsulmi francezi Kirian Nabueze del i vetmuar para Zahovit dhe shënon për 0:1. Shkëndija tani duhej të ngjitej në një malore dhe Bejtullai e Totre sollën reagimet e para, por pa ndryshim. Junior solli kanosje serioze me kokë pas harkimit të Alimit në minutën e 74-t, por kontrollon Tofilovski në portë. Kundërshtari shfytëzoi shprazëtirat në mbrojtjen e kuqezinjëve dhe në minutën e 86-të me anë të Tanushevit gjejnë golin e dytë për fitore në këtë përballje.
SHKËNDIJA-POBEDA 0:2 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 500
Arbitër: Marjan Gocevski
Golashënues: Nabueze 61′ dhe Tanushev 86′ (Pobeda)
Kartona të verdhë: Musliu dhe Nafiu (Shkëndija), ndërsa Nabueze dhe Timovski (Pobeda)
SHKËNDIJA: Zahov, Alimi (c), Musliu, Ibraimi, Totre, Junior, Bojku (Shefiti 68′), Mici, Adili (Zejnullai 80′), Imeri (Nafiu 46′), Bejtullai.
Trajner: Qatip Osmani
POBEDA: Tofilovski, Jaqimoviq, Nabueze (Mandiq 79′), Spirkovski, Dragarski, Makota, Mustafov, Isaevski, Markoski (J. Naumoski 55′), M. Naumoski (Timovski 65′), Tanushev.
Trajner: Toni Meglenski