Shkëndija nuk arrin të mbrojë trofeun e Kupës pasi është mundur 3:4 me penalti nga Pelisteri.  “Kuqezinjtë” dominuan kohën e rregullt dhe shtesat, mirëpo rezultati mbeti ai i fillimit 0:0.

Fati nuk ka qenë me “kuqezinjtë” që humbën përmes penaltive finalen për trofeun e Kupës e zhvilluar në Strumicë. Finalja nisi me Shkëndijën që u kanos dy herë me anë të Ibraimit, mirëpo në të dyja rastet pret në portën e Pelisterit portieri Petrovski. Në minutën e 22-të aksion i bukur i Shkëndijës me Ibraimin që asiston, ndërsa goditja e Juniorit shkoi mbi portë. Pak më vonë Radeski vonohet të arrijë asistin e Ibraimit, ndërsa në anën tjetër Zahov kontrollon tentimin e Ilijoskit. Shkëndija luante më mirë me topin në teren dhe mes pasime të sakta kërkonte të fitojë hapsirë për të rrezikuar. Në minutën e 28-të Hasani vertikalizon për Juniorin, mirëpo Petrovski lëshon me kohë portën e tij dhe shpëton rrezikun. Kanosjen e fundit në pjesën e parë e kishte Pelisteri, mirëpo goditja e Bozhinovskit nuk ishte precize. Fillimi i pjesës së dytë futbollistët “kuqezi” i priti me “Ballistët” në tribunë, ndërsa Ibraimi me shpejtësi solli kanosjen e rradhës, por pa gjetur kuadrantin. Si kalonte loja me praninë e dy tifozerive atmosfera nxehej, ndërsa në minutën e 55-të arbitri kryesor Stavrev ndërpreu ndeshjen dhe dërgoi lojtarët në dhomat e zhveshjes për shkak të ofendimeve në baza nacionale. Pas më shumë se 20-të minutave pauzë dhe lutjes së kapitenëve te tifozët respektivë për anim korekt ndeshja vazhdoi. Në minutën e 77-të Zahov shfaqet shpëtimtar në dy kohë kur shmang golin pas gabimit të rëndë të Vujçiçit. Radeski kishte kanosjen e fundit në kohën e rregullt kur tre minuta para fundit tentoi portën, mirëpo pret Petrovski. Pasi koha e rregullt përfundoi pa gola, takimi shkoi në kohën shtesë dy herë nga 15-të minuta. Pjesa e parë e vazhdimeve solli dominim të Shkëndijës, por pa ndonjë rast konkret, ndërsa Çelikoviç shpëtoi “kuqezinjtë” në minutën e 104-t pas një kundësulmi të Kardosos së Pelisterit. Në vazhdim në minutën e 110-të kansoet Hasani, por vetëm mbi portë. Fituesi duhej të vendoset përmes penaltive pasi edhe shtesat nuk sollën ndryshim, ndërsa fati ishte me Pelisterin që fitoi 3:4.

SHKËNDIJA-PELISTERI 3:4 pen. 0:0 (0:0)
Stadiumi “Mlladost” në Strumicë
Shikues: 3 500
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Arbitra shtesë: Dimitar Meçkarovski dhe Dejan Jakimovski
Delegat: Vasko Dojçinovski
Golashënues: (pen. Alimi, Radeski, Hasani) Shkëndija, ndërsa (Petrov, Todorovski, Kovaçev dhe Ilijoski).
Kartona të verdhë: Çelikoviç, Cuculi, Junior, Çollak (Shkëndija), ndërsa Markoski, Ilijoski (Pelister).
Karton i kuq:
SHKËNDIJA: Zahov, Cuculi, Ibraimi, Totre (Alimi 46′), Hasani, Çelikoviç, Radeski, Junior (Abdurahimi 106′), Çollak (Pollozhani 109′), Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Erhan Selimi
PELISTERI: H. Petrovski (I. Petrovski 1′), Toshevski, Bojoviç, Bozhinovski (Kardoso 67′), Milenkovski, Ilijoski, Petrov, Silva, Kovaçev, Markoski (Todorovski 117′), Iliev.
Trajner: Naxhi Shensoi

Share Now

Related Post