Shkëndija mund 1:0 Olimpijan e Lubljanës në kontrolluesen e parë në Slloveni. Totre shënoi golin e vetëm të takimit. Pas pauzës 7 mujore kthehet të luajë Besart Ibraimi.

Kuqezinjtë janë shfaqur në nivel shumë pozitiv në ndeshjen e parë kontrolluese në fazën përgatitore në Slloveni. Golin e fitores 1:0 përballë Olimpija Lubljanës e shënoi Totre në start të takimit të dominuar në tërësi nga skuadra jonë. Me rezultatin në plan të dytë, gëzon loja e mirë e skuadrës dhe rikthimi nga lëndimet i Besart Ibraimit dhe portierit Kostadi  Zahov. Në pjesën e dytë trajneri Osmani i dhash shansin edhe aktivizimit të kësaj vere, Mexhit Nezirit.
Kuqezinjtë avansuan pas vetëm pesë minuta lojë kur Agim Ibraimi rëmben topin kundërshtarit dhe shërben për Totren i cili me goditje të bukur dhe precize realizon për 1:0.

Pjesa e parë u dominua në tërësi nga Shkëndija që vazhdimisht luajti në pjesën kundërshtare, ndërsa rastet më të mira i patën Nafiu dhe dy herë Agim Ibraimi, mirëpo me intervenime bravuroze shpëtonte portieri i Olimpijas. Duhet theksuar se në 45 minutat e para sllovenët në asnjë moment nuk u kanosën drejt portës së Bekim Rexhepit. Në fillim të pjesës së dytë në portë u vendos Zahov, që kthehet të luajë pas lëndimit që e mbajti jashtë terreneve rreth tre muaj dhe gardiani u shfaq me një super pritje në minutën e 51.

 

Në vazhdim ekipet kryen më shumë zëvendësime dhe te Shkëndija vlen të përmendet kthimi i Besart Ibraimit pas pauzës prej më shumë se 7 muaj pas operimit të ligamenteve. Olimpija tentoi të barazojë, mirëpo hasi në një Shkëndijë të organizuar që mbrohej mirë dhe në kundërsulme kërkonte golin e dytë. Në minutat e fundit me shumë të rinjë në formacion Shkëndija u shfaq shumë pozitive dhe me meritë fitoi testin e parë të kësaj faze përgatitore.

SHKËNDIJA-OLIMPIJA 1:0 (1:0)
Golashënues:
Totre 5′ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Rexhepi, Murati, Çeshmexhiev, Musliu, Mici, Alimi, Husmani, A. Ibraimi, Totre, Nafiu, Radeski.
Luajtën edhe: Zahov, Bejtullai, Beqiri, B. Ibraimi, Neziri, Zejnullai, Bes. Rexhepi, Merxhani, Berisha, Ramadani dhe Luma.
Trajner: Qatip Osmani

Share Now

Related Post