-
H 1:2
- ||, |||, 2019/20, UEFA Europa League
- 2019-07-23 17:55
- Shkup
• Mundemi 1:2 nga Dudelange në takimin e parë të xhiros së dytë të Europa League
• A. Ibraimi solli epërsi (7′) me penalti, ndërsa kundërshtari përmbysi gjithçka në pjesën e dytë
• Ndeshja e kthimit në Luxemburg luhet të martën e ardhshme
Shkëndija pëson humbje 1:2 nga kampioni i Luxemburgut, F91 Dudelange në Shkup në takimin e parë të xhiros së dytë eliminatore të UEFA Europa League. Edhe pse takimi nisi mirë dhe kuqezinjtë avansuan me penaltinë e A. Ibraimit, pjesa e dytë solli përmbysje dhe disfatë minimale. Trajneri Osmani takimin e nisi me tre ndryshime në formacion në krahasim me sfidën e kaluar me Nomme Kalju-n, pasi la në pankinë B. Ibraimin, Totren dhe portierin Zahov, duke inkuadruar në lojë nga minuta e parë debutuesin Felipe, brazilianin tjetër Junior dhe portierin e ri Rexhepi. Ashtu si ishte paralajmëruar kuqezinjtë nisën me presion dhe kjo do të rezultonte me penalti të fituar nga Radeski, të cilën në gol e konvertoi Agim Ibraimi. 1:0 pas shtatë minutave lojë ishte fillim ideal dhe kuqezinjtë në vazhdim do të humbnin disa mundësi të mira për të zmadhuar rezultatin. Fillimisht asisti i Radeskit pastrohet para se të arrijë Junior, që në minutën e 27-të Radeski të humbë shans të 100% kur në situatë ballore i dorëzoi portierit kundërshtar topin në tentimin për ta paraboluar. Alimi, Agim Ibraimi dhe Felipe kishin tentime për golin e dytë, që fatkeqësisht nuk do të vinte.
Në fillim të pjesës së dytë tjetër mundësi ideale për Radeskin që nuk shënon nga situata ballore me portierin. Shkëndija vazhdoi dominimin dhe në minutën e 50-të portieri kundërshtar grushton bombën e Agim Ibraimit, kurse pak kë vonë Alimi nuk gjen portën. Felipe dhe Radeski sjellin kanosjet e rradhës, por fillimisht pret portieri kundërshtarë, ndërsa më pas topi shkoi skaj portës. Dukej se Shkëndija ka në kontroll gjërat dhe insistonte në fitore më bindëse, kur gjithçka do të kthehej mbrapsht nga dy episode të papritura në defanzivë. Miqtë barazojnë në 1:1 në minutën e 64-t me anë të Bettaieb, pasi portieri Rexhepi i dalë nga zona nuk arrin të kontrollojë topin. Katër minuta më vonë një duel i portierit kuqezi me sulmuesin kundërshtar vlerësohet si faul në zonë dhe mysafirët shënojnë nga penaltia me anë të Sinanit për rezultat 1:2 që në fund rezultoi të jetë epilogu final i takimit. Shkëndija kërkoi të përgjigjet, por pa efekt ishin disa tentime të kuqezinjëve që shkojnë me negativë minimale në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme në Luksemburg.
SHKËNDIJA-F91 DUDELANGE 1:2 (1:0)
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Shikues: 6 000
Arbitër: Tore Hansen (Norvegji)
Golashënues: A. Ibraimi 7′ pen. (Shkëndija), ndërsa Bettaieb 64′ dhe Sinani 68′ pen. (F91 Dudelange)
SHKËNDIJA: Rexhepi, Murati, Bejtullai, Musliu, Mici (Imeri 76′), Alimi (c), Husmani (Totre 60′), A. Ibraimi, Felipe, Radeski (B. Ibraimi 63′), Junior.
Trajner: Qatip Osmani
F91 DUDELANGE: Kips, Schnell, Pokar, Sinani, Stolz, Barbosa (Bettaieb 64′), Delgado, Garos (Morren 79′), Kirch, Bouchouari, Bougrine (Bernier 46′)
Trajner: Emilio Ferrera Patricio