-
H 3:0
- Attendance2000
- ||, 2017/18, UEFA Europa League Q1
- 2017-06-29 18:00
- Strumicë
Një gol i Besart Ibraimit dhe dy herë Marjan Radeski i japin Shkëndijës epërsi prej tre golave para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme në Moldavi. Trajneri Osmani fiton në debutim në një ndeshje zyrtare pas rikthimit në pankinën e Shkëndijës.
Shkëndija nisi furishëm takimin duke hedhur në gjunjë kundërshtarin dy herë vetëm brenda dhjetë minutave të para. Në minutën e 6-të pas aksionit të Ibraimit dhe Radeskit, ky i dyti ndalet me faul në zonë, duke fituar penalti. Besart Ibraimi godet saktë nga pika e bardhë, duke sjellë epërsi 1:0. Miqtë ende pa marrë veten mirë nga goli i parë, pranuan të dytin. Hasani godet bukur nga gjuajtja e lirë, Railean ndal tentimin e tij dhe të Juniorit në vazhdim, mirëpo topi arrin të Radeski që shënon për 2:0. “Kuqezinjtë” vazhduan furishëm dhe në minutën e 17-të arbitrat anulojnë gol të Alimit për pozicion jashtëloje. Ibraimi kishte kanosjen e rradhës nga gjuajtja e lirë, mirëpo pret portieri mysafir, ndërsa në minutën e 27-të Vujçiç godert mbi portë pas asistit të saktë nga Junior. Railanen në vazhdim ndali goditjen e Hasanit, ndërsa fati ishte me të në minutën e 33-të kur ‘bomba’ e Ibraimit ndalet dy herë në kornizën e portës.
Në fillim të pjesës së dytë moldavët tentuan të sulmojnë, mirëpo kjo zgjati shkurt, pasi Shkëndija rikthet të krijojë shanse. Ibraimi fillimisht detyron portierin kundërshtar të zgjatet mirë për të shpëtuar, ndërsa pak më vonë Hasani tenton me kokë, por sërisht shpëton Railean. Dyshja Hasani-Ibraimi sollën edhe nga një goditje drejt portës kundërshtare, por përgjigjet në nivel portieri i Daçias. Presioni i Shkëndijës dha rezultat në minutën e 75-të kur pas një harkimi nga këndi, Radeski kërcen më lartë me kokë dhe realizon për 3:0. Deri në fund Daçia nuk arriti të kanoset më rrezikshëm me një mbrojtje të Shkëndijës që ishte në lartësinë e duhur, ndërsa në anën tjetër Alimi lëshoi kansojen e fundit me goditje nga distanca. Kështu “kuqezinjtë” shkojnë në ndeshjen e kthimit në Moldavi me epërsi kapitale prej tre golave.
SHKËNDIJA-DAÇIA 3:0 (2:0)
Stadiumi “Mlladost” në Strumicë
Shikues: 2 000
Arbitër: Jakubik Krzysztof (Poloni)
Arbitra anësorë: Marcin Borkovski dhe Tomasz Niemiroski (Poloni)
Delegat: Petr Fousek (Çeki)
Golashënues: Ibraimi 7’ pen., Radeski 10’ dhe 75’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Todorovski (Shkëndija), ndërsa Pascenco (Daçia)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Hasani (Abdurahimi 79’), Vujçiç, Çelikoviç (Murati 61’), Radeski, Junior (Totre 87’), Todorovski.
Trajner: Qatip Osmani
DAÇIA: Railean, Pascenco, Punoshevac, Seoane, Diarra (Ilescu 59’), Gavrylenko, Fortes, Mamah, Draskoviç, Olisaev (Bejan 54’), Jalba (Androniç 69’).
Trajner: Viorel Frunza