Festë kuqezi në Tetovë ku kampionët kremtojnë titullin e dytë me rradhë dhe të tretin në histori. Shkëndija ka pranuar trofeun për titullin e kampionit në sezonin garues 2018/2019 pas fitores 4:1 kundër Akademia Pandevit në duelin e xhiros së 35-të në LPFM.

Shkëndija e bën sërish! Kampionët e sezonit të kaluar përsërisin suksesin duke fituar trofein edhe në kampanjën aktuale 2018/2019. Edhe pse titulli u sigurua matematikisht tre xhiro më parë, kuqezinjtë pas ndeshjes së xhiros së 35-të me Akademia Pandevin pranuan trofeun e dedikuar për ekipin më të mirë të sezonit. Shkëndija ishte e gatshme për festë pavarësisht rezultatit të ndeshjes së sotme dhe pjesa kryesore e ditës do të pasonte pas përfundimit të takimit. Momente festive për kuqezinjtë që kulminuan në momentin kur kapiteni Armend Alimi ngriti lartë trofeun e merituar për të dytin vit me rradhë……

Ndeshja

Edhe pse epilogu i takimit nuk kishte kurfarë ndikimi në renditje për asnjërën skuadër, futbollistët kuqezi që në start bënë me dije se festimin e titullit duan ta zbukurojnë me fitore. Në fund rezultati 4:1 ishte dekor për mbyllje të denjë të një tjetër sezoni të suksesshëm edhe pse kampionati mbyllet xhiron e ardhshme me sfidën kundër Renovës. Dy herë Arbin Zejnullai si dhe Totre e Junior ishin autor të golave në fitoren e sotme ndaj Akademia Pandevit e 24 sezonale që çon në 79-të numrin e pikëve të kuqezinjëve, që si kuriozitet simbolizon vitin e themelimit të KF Shkëndija.

Share Now

Related Post