Humbje në një takim që duhej fituar Shkëndija është mundur 1:3 nga Vardari në një takim ku skuadra vuajti në fillim, por u rrikthye në vazhdim dhe me impenjimin e dhënë duhej të fitonte.
Humbje 1:3 nga Vardari në derbin e xhiros së dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ dolën të mundur nga një ndeshje që realisht duhej të fitohej, duke llogaritur shanset dhe lojën e shfaqur në fraksionin e dytë. Ekipi pa veten në disavantazh pas gabimit të Jovanovskit, ndërsa në pjesën e dytë shtypi rivalin në pjesën e tyre duke krijuar mori rastesh shënimi që mbetën pa shfrytëzuar dhe si pasojë erdhi në fund ndëshkimi.
Leave us a reply