Shkëndija nis gjysmësezonin pranveror me barazim 1:1 përballë Vardarit. Kuqezinjtë humbën shumë mundësi shënimi, deri sa avansoi kundërshtari 12-të minuta para fundit. Shkëndija nuk u pajtua të dorëzohet dhe Ibraimi barazoi në të 85-ën, para se Hasani dhe vetë Ibraimi të lëshojnë shanse për të sjellë tre pikë. Shkëndija mbetet e para me 8 pikë para vendit të dytë.

Ndeshjen e parë zyrtare në vitin 2018 trajneri Osmani e nisi me të riun Fazllagiq në formacion si dhe përforcimet e janarit Musliu e Adili. Me mbështetje të madhe nga tribunat Shkëndija startoi furishëm drejt portës kundërshtare dhe emocionet e para erdhën në minutën e 11-të kur Gaçevski ndali tentimin e Radeskit, ndërsa në vazhdim nuk arrin të realizojë Junior. Në minutën e 23-të Zahov shfaqet me pritje vendimtare kur shpëton gol të sigurtë para Popzllatanovit pas asistit të Barsegjanit. Në anën tjetër Ibraimi u gjet në shans goli, por goditja e tij ndalet nga Gaçevski. Tre minuta para pauzës Ibraimi lëviz bukur në të djathtë dhe shërben për Hasanin, mirëpo kapiteni nuk gjeti portën. Pjesa e dytë vazhdoi me sulme të Shkëndijës që shkoi pranë epërsisë në minutën e 58-të pas aksionit të Radeskit dhe Hasanit, mirëpo vonohet për pjesë të sekondës. Tre minuta në vonë godet Alimi, mirëpo shpëton Gaçevski. Kuqezinjtë luanin shkëlqyeshëm dhe në minutën e 63-të pas një aksioni të bukur Radeski del para portës por shpëton portieri kundërshtar. Kjo periudha më e mirë e Shkëndijës që krijonte shanse në çdo tre minuta lojë, por porta kundërshtare mbetej e paprekshme pas çdo kanosje të kuqezinjëve. Pikërisht kur pritej epërsia kundërshtari arriti të avansojë me anë të Grnçarovit në minutën e 78-të pas një rëmuje në zonë. Reagimi i Shkëndijës ishte i menjëhershëm pasi në minutën e 85-të Ibraimi me një të djathtë precize barazon në 1:1. Me entuziazmin e barazimit pak mungoi të vinte epërsia, mirëpo Hasani dhe Ibraimi humbën shanse të mira për gol. Në fund barazimi len Shkëndijën 8 pikë para vendit të dytë dhe vazhdon rrugën drejt titullit të kampionit.

Shini → FOTOGALERINË e ndeshjes

SHKËNDIJA-VARDARI 1:1 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues:
8 000
Arbitër: Marjan Eckoski
Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Arbitra shtesë: Nikolla Kostençev dhe Konstatin Vllaho
Delegat: Veton Kranlievski
Golashënues: Ibraimi 85′ (Shkëndija), ndërsa Grnçarov 78′ (Vardari)
Kartona të verdhë: Fazllagiq, Ibraimi dhe Bejtullai (Shkëndija), ndërsa Barsegjan dhe Grnçarov (Vardari)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Ibraimi, Hasani, Radeski, Musliu, Murati (Shefiti 81′), Junior (Emini 75′), Fazllagiq (Totre 72′), Adili.
Trajner: Qatip Osmani
VARDARI: Gaçevski, Toshevski, Grnçarov, Markoviq, Bllazhevski (Bitang 70′), Barsegjan, Gligorov, Novak, Popzllatanov, Glishiq (Todoroski 72′), Felipe.
Trajner: Çedomir Janevski

Rastet dhe golat ↓

Share Now

Related Post