-
H 0:1
- Attendance30 000
- ||, 2017/18, UEFA Europa League Q1
- 2017-08-24 20:45
- Shkup
Shkëndija përfundon garat në UEFA Europa League për këtë sezon. “Kuqezinjtë” humbën shumë shanse në pjesën e dytë dhe munden minimalisht nga Milani, me italianët që kalojnë në grupe.
Përfundon ëndra europiane e Shkëndijës, që mundet në Shkup nga Milani në një ndeshje shumë të guximshme nga djemtë e trajnerit Osmani. “Kuqezinjtë” nisën në sulm dhe Radeski në minutën e 8-të solli kanosjen e parë serizoe drejt portës së Milanit, mirëpo goditja e tij shkoj pranë shtyllës. Në të 12-ën edhe Ibraimi provoi goditjen e tij, mirëpo pa gjetur kuadrantin. Në momentet kur Shkëndija guxoi të sulmojë, miqtë sollën golin e epërsisë. Cutrone lëviz mirë në zonë dhe plason saktë për 0:1. Pas golit të pranuar Shkëndija vazhdoi të luajë në sulm, mirëpo kanosje që vlen të ceket solli Radeski me kokë në minutën e 34-t, por topi shkoi mbi traversë. Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Milanit, ndërsa në start të fraksionit të dytë Ibraimi për pak sa nuk barazoi kur e majta e tij shkoi skaj portës. Në të 50-ën mundësi e shkëlqyeshme për Alimin që del i vetmuar para portës, mirëpo gëzimin i mohon Storari me pritje vendimtare. “Kuqezinjtë” vazhduan të insistojnë dhe 11-të minuta pas fillimit të dytë Ibraimi testoi goditjen e tij, që kontrollohet nga Storari. Miqtë në anën tjetër humbën shans për të dyfishuar me anë të Antonellit, ndërsa në anën tjetër Storari me dy pritje fantastike ndalte predhat e Alimit nga distanca. Në minutën e 69-të Ibraimi lëviz bukur dhe godet me të majtën, por gjen të gatshëm në portë Storarin. Deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshim dhe përkundër eliminimit, publiku duartrokiti ecurinë e skuadrës që dy vite rresht luajti në play off të UEFA Europa League.
SHKËNDIJA-MILAN 0:1 (0:1)
Stadiumi “Telekom Arena” në Shkup
Shikues: 30 000
Arbitër: Istvan Kovacs (Rumani)
Arbitra anësorë: Vasile Florin Marinescu dhe Ovidiu Artene (Rumani)
Delegat: Roland Tis (Belgjikë)
Golashënues: Cutrone 13′ (Milan)
Kartona të verdhë: Romagnoli, Zapata (Milan)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Totre, Hasani, Çelikoviç, Radeski (Abdurahimi 73′), Teqja, Todoeovski.
Trajner: Qatip Osmani
MILANI: Storari, Calabria, Mauri, Andre Silva, Romagnoli (Abate 46′), Zapata, Bonucci, Antonelli, Zanellato, Cutrone (Suso 58′) , Locatelli (Gabbia 73′).
Trajner: Vinçenco Montela