Shkëndija ka shënuar fitore të sigurtë 2:0 përballë Metalurgut në duelin e xhiros së 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Ekipi i ri nga Shkupi nuk ishte kundërshtar i denjë për ‘kuqezinjtë’, që avansuan herët me golin e Radeskit me kokë në minutën e 7-të. Metalurgu provoi të përgjigjet me dy goditje jo precize nga distanca, ndërsa të besuarit e trajnerit Duro eliminuan gjithë dilemat në minutën e 24 kur Besart Ibraimi shfrytëzon një gabim në mbrojtjen kundërshtare, kalon portierin dhe plason në rrjetën e zbrazët për rezultat 2:0. Në vazhdim Shkëndija krijoi shumë shanse për të shënuar, mirëpo disa pritje të portierit Taleski, huqjet e ‘kuqezinjëve’ dhe fati sportiv bënë që rezultati të mbetet i pandryshuar. Në minutën e 36-të pas një aksioni të mirë Radeski godet direkt në portierin kundërshtar, në të 44-ën Taleski pret tentimin e Ibraimit, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë në mundësi del Zhunior, por përgjigja mbetet e njëjtë, shpëton Taleski. Në fraksionin e dytë mundësinë e parë e kishte Totre, por Taleski paralajmëroi se edhe në vazhdim do të jetë në qendër të vëmendjes. 10-të minuta pas fillimit të pjesës së dytë Shkëndija kishte presionin më të madh para portës kundërshtare. Së pari Radeski godet mbi portë, pak më vonë Taleski ndal tentimin e Ibraimit, ndërsa në vazhdim Radeski godet skaj portës. Shkëndija vazhdoi dominimin dhe krijimin e shanseve, mirëpo nuk arriti të gjejë golin e tretë. Gjithsesi, në fund fitorja dhe tre pikët mbetën në konton e ‘kuqezinjëve’ që vazhdojnë serinë e fitoreve përballë Metalurgut.

SHKËNDIJA-METALURGU 2:0 (2:0)

Stadiumi i qytetit në Kërçovë

Shikues: 500

Arbitër: Stojançe Stojanov

Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Sasho Ivanov

Delegat: Darko Ivanoski

Golashënues: Radeski 7’, Ibraimi 24’ (Shkëndija)

Kartona të verdhë: Zhunior, Cuculi (Shkëndija), ndërsa Ilieski, Ristovski, Stojanvski, (Metalurg)

Karton i kuq:

SHKËNDIJA: Jovanovski, Cuculi, Demiri, Radeski (Vruçina 70’), Zhunior (Asani 79’), Totre, Ibraimi, Rech, Pollozhani, Todorovski, Berisha.

Trajner: Shpëtim Duro

METALURGU: Taleski, Ristovski, Karanfilovski (Leskarovski 54’), J. Naumoski, Stojanovski, B. Naumoski (Shoposki 90’+1’), Angelov, Krivanjeva, Ilieski, Jevtoski, Tanturovski.

Trajner: Alekso Mackov.

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.