Ibraimi tre herë, Alimi dhe Hasani shënuan golat për fitore 5:2 kundër Bregallnicës, në një takim të dominuar nga ‘kuqezinjtë’ prej minutës së parë deri në të fundit. Rezultati mundësoi që në pjesën e dytë stafi teknik tu japë mundësi për të luajtur të rinjëve Zejnullai dhe Kasami. Ndeshja u lujatë pa praninë e publikut, përshkak të ndëshkimit nga ana e FFM-së.
Në fillim të takimit edhe pse Shkëndija diktonte tempon e lojës, pas një gabimi në mbrojtje në minutën e 8-të Zdravkov godet saktë me topin që përplaset në shtyllë dhe përfundon në rrjetë për epërsi 0:1 të miqve. Shkëndija nuk ndjeu presionin e golit të pranuar dhe vazhdoi të sulmojë me tempo të njëjtë, duke arritur për vetëm dy minuta të ktheje rezultatin në favor. Në minutën e 14-të Hasani depërton bukur dhe tenton portën, ndërsa topi godet shtyllën dhe kthehet para portës ku Ibraimi me kokë shënon për 1:1. Vetëm një minutë më vonë Alimi ndjek një gabim në mbrojtjen kundërshtare dhe me goditje precize realizon për epërsi 2:1 të Shkëndijës. Goli i radhës erdhi në minutën e 28-të kur Ibraimi ekzeukton për mrekulli një goditje dënimi, duke çuar shifrat në 3:1. ‘Kuqezinjtë’ nuk kënaqeshin me kaq dhe vazhduan të sulmojnë duke gjetur golin e katërt në minutën e 36-të me anë të kapitenit Hasani, që reagon mjeshtërisht në zonën kundërshtare. Në pjesën e dytë pamje të njejta në teren, me Shkëndijën që sulmonte, dërsa sërish golin e gjen Bregallnica, kur Zdravkov me sukses realizon nga penaltia për rezultat 4:2. Epërsia e lartë trajnerit Beqiri i dha mundësi që në lojë të inkuadrojë futbollistë të rinjë si Bojku, Zejnullai e Kasami, ndërsa ‘kuqezinjtë’ në minutën e 73-të me anë të Ibraimit gjetën golin e pestë, për rezultat final 5:2.
GALLERY
SHKËNDIJA-BREGALLINCA 5:2 (4:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: /
Arbitër: Dalibor Gjorgjievski
Arbitra anësorë: Martin Petkovski dhe Toshe Icev
Delegat: Bejtulla Tefiku
Golashënues: Ibraimi 14’, 28’ dhe 73, Alimi 15’, Hasani 36’ (Shkëndija), ndërsa Zdravkov 8’ dhe 59’ (Bregallnica).
Kartona të verdhë: Bejtullai (Shkëndija), ndërsa Leskarovski dhe Dalçevski (Bregallnica).
Karton i kuq:
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi, Ibraimi, Totre (Bojku 71’), Hasani (Zejnullai76’), Zhunior (Kasami 82’), Pollozhani, Todorovski, Vujçiç, Menedez.
Trajner: Jeton Beqiri
BREGALLNICA: Kobetiq, Kocev, Leskarovski, Muratoviq (Iliev 58’), Zdravkov, Jovanovski, Dalçeski (Velkovski 82’), Kostov, Georgiev (Akim 58’), Temelkov, Ristovski.
Trajner: Zdravko Cvetanoski