Kuqezinjtë për herë të tretë me rradhë kualifikohen në finalen e Kupës së Maqedonisë. Shkëndija eliminon Renovën në gjysmëfinale, pasi pas brazimit 1:1 në ndeshjen e parë, sot fitoi revanshin 2:0 me golat e Ibraimit. Kundërshtar në ndeshjen finale ku do të kërkohet trofeu i dytë në Kupën e Maqedonisë do të jetë Pelisteri nga Manastiri. 

Shkëndija është finaliste e Kupës së Maqedonisë pasi kaloi me sukses gjysmëfinalen me Renovën. Kuqezinjtë nuk gabojnë dy herë, pasi barazimit 1:1 në ndeshjen e parë i’u përgjigjën me fitore 0:2 në cilësi të ‘mysafirit”. Duke ditur se pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, rezultati i fillimit 0:0 çonte Renovën në finale kuqezinjtë që në start u vendosën në sulm dhe kërkonin zhbllokimin e rezultatit. Cuculi solli kanosjen e parë në minutën e 6-të, mirëpo vetëm skaj portës. Dy minuta më vonë aksion i gjatë i Shkëndijës me Ibraimin dhe Eminin, goditja e këtij të fundit grushtohet nga Kobetiq, ndërsa në vazhdim bomba e Alimit ndalet në traversë. Në anën tjetër u shfaq mundësi për Gafurin, por topi shkoi skaj portës. Kuqezinjtë vazhduan të diktojnë tempon e lojës dhe pas një periudhe pak më të qetë Emini rikthen emocionet me goditje që  dalet nga Kobetiq. Në minutën e 33-të Ibraimi sjell bombë nga gjuajtja e lirë, mirëpo i gatshëm në portë shfaqet Kobetiq. Renova edhe pse e tërhequr kohë pas kohe kërkonte shansin e saj dhe në minutën e 39-të Stojanovski tenton portën por pa gjetur kuadrantin. Mundësinë më të mirë për të zhbllokuar rezultatin e kishte Radeski pesë minuta para pauzës, mirëpo shpëton portën mrekullisht portieri kundërshtar Kobetiq. Rezultati i pjesës së parë çonte në finale Renovën dhe Shkëndija nuk mund të pajtohej me këtë duke sjellë ndryshimin vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Ibraimi prodhon mjeshtëri nga goditja e dënimit, duke shënuar gol të bukur për epërsi 0:1. Kuqezinjtë gjetën golin e kërkuar dhe situata ndryshoi, pasi tani Renova duhej të sulmojë duke lënë shumë hapsira për kundërsulme. Pikërisht në një situatë të tillë në minutën e 61 Ibraimi depërton në zonë teksa ndalet me faul nga Kostov. I saktë nga penaltia tregohet Ibraimi që çon shifrat në 0:2. Këtu përfundoi historia e kësaj sfide me Shkëndijën që kalon më tej me shifrat e përgjithshme 3:1 dhe siguron finalen e tretë në tre vitet e fundit.

RENOVA-SHKËNDIJA 0:2 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues:
2 000
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Delegat: Kronisllav Mantaroski
Golashënues: Ibraimi 48′ dhe 61′ pen. (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Kostov, Gafuri dhe Sadiki (Renova)
Karton i kuq: /
RENOVA: Kobetiq, Stojanov, Kostov, Neziri, Sadiki, Jusufi (Kadriu 65′), Nuhi (Temelkov 71′), Gafuri, Stojanovski (Meireles 80′), Mishkovski, Nafiu.
Trajner: Agron Memedi
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi (Fazllagiç 83′), Cuculi, Totre (Bojku 69′), Ibraimi, Radeski, Musliu, Murati, Junior, Emini (Shefiti 76′).
Trajner: Qatip Osmani

 

 

Share Now

Related Post