Mundemi 3:0 në transfertën me Red Bull Salzburgun në Austri me vendasit që shënojnë dy herë nga pika e bardhë. Pas një jave shpresojmë mrekullinë në Shkup, në të kundërtën vazhdojmë në play off të UEFA Europa League.

Shkëndija u paraqit guximshëm në takimin e parë të raundit të tretë të Champions League, por nuk pati fat të shënojë të paktën një gol në transfertën me gjysmëfinalistin e edicionit të kaluar të UEFA Europa League. Kuqezinjtë humbën disa mundësi të mira për të shënuar, ndërsa Red Bull Salzburgu realizoi tre here, dy prej të cilëve me penalti.
Trajneri Osmani ndeshjen e nisi me një ndryshim në formacionin bazë në krahasim me takimin e fundit me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë, pasi Valmir Nafiu zuri vendin e Izair Eminit, por pa ndryshuar reshtimin 4-2-3-1. Fillimi i ndeshjes solli lojë agresive në sulm nga oponenti që kansojen e parë e solli vetëm pas dy minutave lojë, miëpo Zahov pret bukur goditjen e Dabourit. Kampionët e Austrisë imponuan presion të zjartë duke shkuardhe në minutën e 11-të me shumë fat kuqezinjtë arrijnë të pastrojnë me anë të Musliut, kur rivali u gjet në situatë të mirë për të avansuar. Vendasit rritën presionin dhe pas një aksioni në minutën e 15-të starti i Tores ndaj Dabbur vlerësohet si penalti, të cilën në gol e konverton Dabour. Në minutën e 23-të regjistrojmë intervenim të saktë të portierit Zahov, ndërsa në vazhdim Murati shpëton gol të sigurtë kur bllokon kundërshatrin në kushte kur kishte rrjetën portën e zbrazur. Shkëndija i’u afrua barazimit në minutën e 27-të mirëpo Ibraimi bllokohet para portës kundërshtare. Katër minuta më vonë një e djathtë e Juniorit sjell drithërima, mirëpo ndalet vetëm në pjesën e jashtme të rrjetës vendase. Shkëndija morri zemër dhe gjithnjë e më shumë i afrohej portës së Red Bull Salzburgut dhe në minutën e 36-të një e djathtë e fortë e Bejtullait ndalet me shumë fat nga portieri Stankoviç. Pak para pauzës një super pritje e Zahovit u duk se do të çojë ekipin në pauzë vetëm me një gol negativë, mirëpo vendasit do të sillnin golin e dytë në kohën shtesë. Jonuzoviç egzekuton ashpër një goditje standarde, ndërsa Dabour me kokë ndryshon kahjen e topit që përfundon në rrjetë për epërsi 2:0.
Kuqezinjtë nisën pjesën e dytë më guximshëm duke qarkulluar topin në zonën kundërshtare, ndërsa në një rast pretenduam penalti pasi Nafiu u ndal me faul në zonë, mirëpo për arbitrat loja ishte e rregullt. Në minutën e 53-të Junior gjendet në aksion, mirëpo e majta e tij kontrollohet nga portieri vendas Stanokoviç. Në anën tjetër mundësi e 100% për vendasit mirëpo Wolf nuk gjen kuadrantin nga një situatë ballore me portierin Zahov. Kuqezinjtë kishin nevojë për gol dhe trajneri Osmani kërkoi të freskojë pjesën ofenzive me inkuadrimin e Eminit në vend të Selmanit, me të rreshurat e shiut që vështirësuan dukshëm kushtet për lojë. Pikërisht Emini në minutën e 66-të u gjet në mundësi për të shënuar, mirëpo tentimi i tij bllokohet në kohë. Me kuqezinjtë të hedhur në sulm, vendasit kishin shumë mundësi për kundërsulme dhe në minutën e 72-të Yabo u gjet ballë për ballë me Zahovin, mirëpo portieri i Shkëndijës shpëton gol të sigurtë. Në minutën e 77-të në lojë u inkuadrua Gledi Mici, duke shënuar debutimin në fanellën kuqezi. Në minutën e 79-të Shkëndija u dëmtua nga arbitrat pasi një duel i Bejtullait me Ulmerin i nisur jashta zonës së gjashtëmbëdhjetëmetërshit cilësohet si penalti, të cilën në gol e konverton Samassekou. Kushteve atmosferike nuk u mbijetoi edhe energjia elektrike në stadiumin modern ‘Red Bull Arena’ që në minutën e 84-t mbeti pa drita dhe ndeshja detyrimisht duhej ndërprerë për disa minuta. Vazhdimi nuk solli ndryshim kështu që sfida u mbyll me fitore të vendasve.
Shkëndija kthehet në Maqedoni ku të shtunën përballet me Vardarin në xhiron e parë të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa të martën (14 gusht) në Shkup luhet takimi i kthimit me Red Bull Salzburgun.

RED BULL SALZBURG-SHKËNDIJA 3:0 (2:0)
Stadiumi “Red Bull Arena” në Salzburg të Austrisë
Shikues: 10 050
Arbitër: Aliyar Aghayev (Azerbajxhan)
Arbitra anësorë: Zeynal Zeynalov dhe Rza Mammadov (Azerbajxhan)
Delegat: Eduard Dervishaj (Spanjë)
Golashënues: Dabour 16’ pen. dhe 45’ +2, si dhe Samassekou 81’ pen.  (Red Bull Salzburg)
Kartona të verdhë: Jonuzoviç 2 (Red Bull Salzburg), ndërsa Murati dhe Nafiu (Shkëndija)
Karton i kuq: Jonuzoviç 83’ (Red Bull Salzburg)
RED BULL SALZBURG: Stankoviç, Yabo (Minamino 74’), Samassekou, Dabour (Daka 90’+1), Wolf, Ramalho, Jonuzoviç, Ulmer, Lainer, Pongraçiç, Schlager (Mwepu 82’).
Trajner: Marco Rose
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Musliu, Ibraimi, Totre, Selmani (Emini 62’), Murati (Mici 77’), Junior (Shefiti 90’+5), Adili, Nafiu.
Trajner: Qatip Osmani

Share Now

Related Post