Shkëndija mundet 1:0 në transfertën me Rabotniçkin në Shkup në takimin e vlefshëm për xhiron e 25-të të LPFM-së. Ibraimi nuk shfrytëzoi penalti në pjesën e parë kur rezultati ishte 0:0, ndërsa pasi Shkëndija humbi edhe disa tjera mundësi, ndëshkimi erdhi nga Trajçevski që shënoi golin e fitores për vendasit.
Skuadra “kuqezi” ka pësuar disfatë 1:0 nga Rabotniçki në takimin e xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Fillimi i takimit nuk paralajmëroi diçka të tillë, pasi Shkëndija kishte kontroll të lojës dhe krijonte shanse para portës kundërshtare. Mirëpo rrjeta vendase mbeti e paprekur nga disa mundësi ideale, përfshi edhe një penalti të humbur nga Ibraimi. Zhunior kishte mundësinë e parë në minutën e 8-të kur del para portës, mirëpo goditja e tij ndalet nga Shishkovski. Në minutën e 12-të sërish Shkëndija në aksion, mirëpo Medjedoviç dhe Ibraimi bllokohen në dy kohë nga mbrojtësit vendas. Totre dhe Junior zhvillojnë aksion perfekt në minutën e 18-të, mirëpo Ibraimi nuk shfrytëzon asistin para portës duke goditur direkt në portierin Shishkovski. Presioni i Shkëndijës rezultoi me penalti në minutën e 20-të kur Shishkovski ndal me vështirësi goditjen e fortë të Ibraimit nga gjuajtja e lirë, ndërsa në vazhdim portieri vendas ndal me faul Medjedoviçin, kurse arbitri Stavrev me vonesë tregon penalti pas rekomandimit të arbitrit shtesë, Vllaho. Ibraimi mori përgjegjësinë të ekzekutojë goditjen nga pika e bardhë, mirëpo topi ndalet në shtyllën e portës vendase. Ndëshkimi erdhi shpejtë në anën tjetër kur në rëmujën e krijuar pas harkimit të Siljanovskit, Trajçevski tregohet më i gjindshëm para portës, duke realizuar për epërsi 1:0 të vendasve. Juffo dhe Ibraimi kërkuan të barazojnë pas gjysmë ore lojë mirëpo e majta e fortë e brazilianit shkoi skaj portës, ndërsa tentimin e kërçovarit e priti Shishkovski. Deri në fund të pjesës së parë të dy palët kishin nga një mundësi, mirëpo Herera dhe Junior nuk shnjëstruan si duhet portën. Trajneri Brdariç me inkuadrimin e Hasanit dhe Alimit në pjesën e dytë riti edhe më shumë intenzitetin në sulm, ndërsa kansojen më serioze e solli Çollak me goditije me kokë pas harkimit nga këndi, mirëpo topi shkoi skaj portës. Pak më vonë Ibraimi kërkon barazimin nga gjuajtja e lirë, por Shishkovski pret sigurtë në portë. Në minutën e 82-të Abdurahimi lëviz bukur dhe provon me të majtën, mirëpo me forcat e fundit shpëton Shishkovski. Në minutën e 90-të Juffo provoi me kokë, mirëpo topi shkoi mbi traversën vendase. Në kohën shtesë nuk dhanë rezultat as goditjet e Abdurahimit dhe Alimit, kështu që tre pikët i takuan skuadrës vendase.
Shihni fotogalerinë e ndeshjes
RABOTNIÇKI-SHKËNDIJA 1:0 (1:0)
Stadiumi “Telekom Arena” në Shkup
Shikues: 250
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Arbitra ndihmës: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Arbitra shtesë: Konstatin Vllaho dhe Drako Stojçevski
Delegat: Dobre Markov
Golashënues: Trajçevski 24’ (Rabotniçki),
Kartona të verdhë: Herera, Mitrev, Najdovski (Rabotniçki), ndërsa Çollak (Shkëndija)
Karton i kuq:
RABOTNIÇKI: Shishkovski, Najdovski, Mitrev, Herera, Sahiti (Kordoba 90+1’), Siljanovski (Duranski 63’), Shikov, Elmas (Vukoviç 74’), Ivanovski, Trajçevski, Rasho.
Trajner: Viktor Trenevski
SHKËNDIJA: Jovanovski, Cuculi, Ibraimi, Totre (Alimi 58’), Medjedoviç, Radeski (Abdruahimi 70’), Junior (Hasani 58’), Juffo, Çollak, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Tomas Brdariç