Shkëndija del e mundur minimalisht në duelin e Pobedën e Prilepit. “Kuqezinjtë” dominuan dhe humbën shumë raste shënimi, ndërsa vendasve u mjaftoi një gol i Staniqit për të rëmbyer tre pikët.
Xhiroja e 31 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë sjell disfatë minimale të “kuqezinjëve” në transfertën me Pobedën në Prilep. Shkëndija solli kanosjet e para me anë të Juniorit dhe Medjedoviçit, mirëpo pa ndonjë rezik më serioz për portierin vendas Taleski. Në anën tjetër Geshoski u gjet në rast ideal, mirëpo Zahov shpëton portën me pritje vendimtare. Shkëndija vazhdoi të sulmojë në kërkim të golit, ndërsa vendasit të orientuar në kundërsulme do të gjenin epërsinë në minutën e 25-të. Top i gjatë për Gjorgievskin që u la i lirë nën pretendimim e pozicionit jashtë loje, ndërsa Staniq nga afërsia realizoi për 1:0. “Kuqezinjtë” i’u afruan golit në minutën e 36-të kur Zejnullai dhe Todorovski zhvillojnë aksion të bukur, ndërsa Medjedoviç godet fortë nga afërsia mirëpo shtylla shpëton vendasit. Fillimi i pjesës së dytë solli Shkëndijën më të vendosur në sulm, por sërish shanset ishin për vendasit që kanosen me Karçeskin dhe Mustafovin, mirëpo pret në të dyja shanset Zahov. Në anën tjetër u shfaq mundësi për Hasanin, mirëpo goditja e tij nuk shkaktoi problem për portën vendase. Shkëndija riti presionin dhe kishte mundësi shënimi me Radeskin që godet me kokë skaj portës, ndërsa më vonë e djathtë e Abdurahimit shkoi skaj portës. Deri në fund të takimit Radeski kishte dy tentime, mirëpo pa mundur të ndryshojë epilogun final të përballjes që u takon vendasve.
POBEDA-SHKËNDIJA 1:0 (1:0)
Tereni “Mogila” Prilep
Shikues: 1 500
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Delegat: Sretan Milosovski
Golashënues: Staniq 25′ (Pobeda),
Kartona të verdhë: Naumoski, Cvetanoski, Rostevski, Gjorgievski dhe Vojvodiq (Pobeda), ndërsa Zahov dhe Pollozhani (Shkëndija)
Karton i kuq:
POBEDA: Taleski, Ilijoski, Ristevski, Staniq (Vojvodiq 71′), Mustafov, Geshoski, Karçeski (Nedanoski 60′), Gjorgievski, Ilieski, Naumoski, Cvetanoski (Trajkoski 80′).
Trajner: Zoran Shterjovski
SHKËNDIJA: Zahov, Alimi, Medjedoviç, Hasani, Çelikoviç (Shefiti 74′), Zejnullai (Radeski 62′), Junior (Abdurahimi 46′), Pollozhani, Çollak, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Tomas Brdariç.
Thomas Brdaric flet pas disfat 1-0 përballë Pobedës