Shkëndija sundon në qytetin e alfabetit dhe kthehet me tre pikë nga Manastiri, me përmbysje me procedurë të shpejtë në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë udhëhiqnin vendasit me golin e Fereiras. Në të dytën ‘Buba’ hesht publikun vendas, ndërsa 60-të sekonda më vonë Zhunior kujdeset për epërsi dhe tre pikë të Shkëndijës. Publiku vendas edhe një herë tregoi nivelin e kulturës me sharje në baza nacionale dhe hedhje të gjësendeve në teren.
‘Kuqezinjtë’ tregojnë karakter dhe kthehen të fitojnë tre pikë në fushë të Pelisterit. Pas një pjese të parë që u takoi vendasve me epërsi 1:0, në të dytën pasoi përmbysje me ‘procedurë të shpejtë’, pasi Buba dhe Zhuni firmosin ‘udhëtimin’ e pikëve drejt Tetovës.
Fillimi i ndeshjes solli matje të forcave, ndërsa Shkëndija shpejt mori kontrollën e lojës dhe provonte të krijojë rrezik për portën vendase. Mundësinë më të mirë e kishte Ibraimi në minutën e 15-të, kur depërtoi nga e majta, mirëpo vendasit me shumë fat pastrojnë situatën. Në anën tjetër kishte dy tentime të vendasve, mirëpo Zahov shfaqej i sigurtë në portë. Ndryshimi erdhi në minutën e 32-të kur një harkim në zonë nga krahu i djathtë nuk vlerësohet mirë nga mbrojtja dhe portieri, ndërsa Fereira me kokë shënon për epërsi 1:0 të vendasve. Në pjesën e dytë Shkëndija u hodh në sulm në kërkim të barazimit, ndërsa në minutën e 54-t pas aksionit të mirë të Zhuniorit dhe Ibraimit, vonohet Radeski që duhej të shtyjë topin në rrjetën e zbrazët. Më vonë u kanos dy herë Hasani, mirëpo në portë shfaqej i sigurtë Pashovski. Në minutën e 72-të Todorovski kanoset me goditje të fortë, shpëton portën Pashovski. Jashta portës përfunduan edhe tentimet e Pollozhanit dhe Haberkornit, ndërsa 11-të minuta para fundit Pashovski ndal goditjen e Cuculit nga një pozitë tejet ideale. Këto shanse ishin paralajmërim për gol në rrjetën vendase dhe jo vetëm një, por dy. Fillimisht në minutën e 84-t pas asistit të Haberkornit, Hasani sjell simetri në rezultat për 1:1. Vendasit të goditur nga goli i parë brenda 60-të sekondave pranuan të dytin. Ibraimi delërton bukur në zonë dhe asiston në anën tjetër ku Zhunior plason në rrjetë për përmbysje dhe epërsi 1:2. Në fund të ndeshjes dy herë shpëtonte Zahov me këmbë me intervenime në stil të mbrojtësit.
PELISTER-SHKËNDIJA 1:2 (1:0)
Stadiumi ‘Tumbe Kafe’ në Manastir
Shikues: 4 000
Arbitër: Dejan Jakimovski
Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Igor Shirilov
Arbitra shtesë: Stojançe Stojanov dhe Zoranço Temelkov
Delegat: Admir Zeqiroviq
Golashënues: Fererira 32’ (Pelister), Hasani 84’, Zhunior 85’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Iliev, Markoski, Bozhinovski (Pelisteri), ndërsa Pollozhani, Alimi, Cuculi (Shkëndija).
Karton i kuq:
PELISTERI: Pashovski, Toshevski, Vasilev, Stepanovski (Todorovski 25’), Kovaçev, Popzllatanov, Fereira, Markoski (Bozhinovski 68’), Lamçevski (Trifunovski 55’), Augusto, Iliev.
Trajner: Gorazd Mihajllov
SHKËNDIJA: Zahov, Alimi (Haberkorn 75’), Cuculi, Ibraimi (Bojku 90’), Totre (Radeski 46’), Hasani, Murati, Zhunior, Pollozhani, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Bruno Akrapoviç